Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.75 ▲2.48%
ARI 4,739 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,300 ▲ +1.29% ETH $2,201 ▲ +2% XRP $1.3488 ▲ +0.57% SOL $82.9100 ▼ -0.58%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.75 ▲2.48 % ARI 4,739 ▼0.8 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.75 ▲2.48 % ARI 4,739 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Sporti

Lojtarët francezë të frikësuar nga Shqipëria

Të mërkurën Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Euro 2016 dhe këtë herë do të jetë përballë organizatorëve të Francës. Një ndeshje mjaft e vështirë për kuqezinjtë, të cilët u mposhtën në takimin e parë 1-0 nga Zvicra, ndërsa francezët arritën të fitojnë 2-1 ndaj Rumanisë.
Dy ditë para këtij takimi mjaft të rëndësishëm për të dyja kombëtaret, dy lojtarët francezë Blaise Matuidi dhe Moussa Sissoko kanë folur për sfidën duke e cilësuar atë si vendimtare për kombëtaren e tyre dhe mjaft delikate.
Matuidi, lojtari i PSG, rikujtoi edhe dy ndeshjet në grup që Franca luajti ndaj Shqipërisë, duke thënë se Shqipëria duhet marrë seriozisht.
“Ne jemi Franca dhe gjithmonë luftojmë për vendin e parë në grup. Por është gjithashtu e vërtetë që duhet t’i marrim ndeshjet një nga e një dhe për momentin vëmendja jonë është vetëm të Shqipëria. Ata na kanë hapur shumë probleme në dy sfidat miqësore që kemi zhvilluar ndaj tyre”, u shpreh Matuidi.
Lojtari 29 vjeçar vlerësoi Shqipërinë në goditjet standarde duke thënë se është një skuadër e rrezikshme.
“Duhet të tregohemi të vëmendshëm sepse shqiptarët janë shumë të rrezikshëm sidomos kur bëhet fjalë për goditjet standarde. Për ne mbi të gjitha është ndeshja ndaj Shqipërisë, pastaj do të mendojmë për Zvicrën. Për tu renditur të parët në grup duhet të fitojmë të Mërkurën në Marseille”.
Ndërkohë mesfushori i Neëcastle United, Moussa Sissoko u shpreh se Franca ka mësuar nga gabimet e së kaluarës në ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe këtë herë do të përpiqet, të mos ketë të njëjtin fat kur të përballet me kuqezinjtë e Gianni De Biasit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.