Europa

Londra nuk mbështet operacionet e shpëtimit të BE-së në Mesdhe

ee750-468x350Britania e Madhe nuk do të mbështesë operacionet e parashikuara në Mesdhe për kërkimin dhe shpëtimin e migrantëve që synojnë të vijnë në Evropë, deklaroi sot Zyra e Punëve të Jashtme.

Kjo deklaratë vjen atëherë kur operacioni detar italian, “Mare Nostrum”, që ka shpëtuar më shumë se 150 mijë persona në det për një viti, pritet të përfundojë këtë javë.

“Ne nuk i mbështesim operacionet për kërkim dhe shpëtim të parashikuara në Mesdhe”, shkruan sekretarja e shtetit për Punët e Jashtme, Joyce Anelay.

“Ne mendojmë se këto operacione krijojnë një faktor tundimi të pavullnetshëm, që inkurajon migrantët të tentojnë kalimin e rrezikshëm të detit duke sjellur më shumë vdekje tragjike dhe të panevojshme”, thekson Anelay.

“Pozicioni i qeverisë është që të përqëndrohemi në vendet e origjinës dhe të tranzitit dhe të luftohet kundër kontrabandistëve”, shtoi ajo.

Reduktimi i imigracionit është një prioritet për kryeministrin konservator David Cameron, i cili përpiqet të rinegociojë termat e pjesëmarrjes së Britanisë së Madhe në BE. Ndërkohë që afrohen zgjedhjet legjislative të majit 2015 dhe Cameron është nën presionin e popullaritetit në rritje të partisë “Ukip”, parti eurofobe dhe kundër imigracionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button