☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,767 ▲ +0.22% ETH $2,257 ▲ +0.14% XRP $1.2477 ▼ -0.33% SOL $93.9900 ▼ -1.91%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM: Mickoski po bllokon ekstradimin e Gruevskit

LSDM sot pyet partitë në pushtet se sa gjatë do të presë populli për një përgjigje nëse janë dërguar dokumentet për ekstradimin e Nikolla Gruevskit?

“Qytetarët kanë kërkuar prej ditësh një përgjigje të qartë dhe konkrete nga Ministria e Drejtësisë, Filkov dhe Hristijan Mickoski: A janë dërguar kërkesa dhe dokumentet për ekstradimin e Nikolla Gruevskit?

Sa gjatë duhet të presë populli? ZNAM po shpërbëhet plotësisht, dhe Mickoski tashmë e ka futur Filkovin në listën për shkarkim në ristrukturimin e qeverisë së paralajmëruar, qytetarët meritojnë të dinë:

Cili është urdhri i vërtetë që Mickoski i dha Filkovit? A duhet ta mbrojë Gruevskin apo ta arrestojë? Çfarë tregojnë sondazhet që urdhëroi Mickoski?

Një pjesë e OBRM-PDUKM-së është kundër arrestimit të ish-kryetarit të partisë. Një pjesë tjetër tashmë po refuzon bindjen dhe nuk dëshiron të jetë pjesë e rrjetit kriminal.

Ashtu siç deputetët dhe këshilltarët po largohen masivisht nga ZNAM, partia e themeluar nga Maksim Dimitrievski dhe e financuar nga Mickoski, njerëzit nga OBRM-PDUKM po shohin gjithnjë e më shumë se po vjen koha për përgjegjësi.

Mickoski po bllokon ekstradimin e Gruevskit sepse duke vepruar kështu ai jo vetëm që po mbron Gruevskin, por po mbron edhe veten dhe rrjetin e tij kriminal”, akuzojnë nga LSDM./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.