Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 24 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0.26%
ARI 4,523 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021
₿ CRYPTO
BTC $76,700 ▲ +1.17% ETH $2,117 ▲ +2.08% XRP $1.3603 ▲ +1.42% SOL $86.3000 ▲ +1.46%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021
24 May 2026
Breaking
Bota

Lufta drejt fundit. Trump: Jemi afër marrëveshjes me Iranin. Ngushtica e Hormuzit do të hapet

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se shumë shpejt pritet marrëveshje me Iranin. Ai tha se një dokumenti i marrëveshjes “është negociuar në masën me të madhe”, por mbetet ende për t’u finalizuar mes Shteteve të Bashkuara, Republikës Islamike të Iranit dhe vendeve të tjera të përfshira.

“Aspektet dhe detajet përfundimtare të marrëveshjes po diskutohen aktualisht dhe do të shpallen së shpejti”, shkroi Trump.

Ai shtoi se, “përveç shumë elementëve të tjerë të marrëveshjes, Ngushtica e Hormuzit do të hapet”.

Postimi vjen pasi Trump e përshkroi si “një telefonatë shumë të mirë” bisedën me liderët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Pakistanit, Turqisë, Jordanisë dhe Bahreinit.

Trump bëri të ditur gjithashtu se zhvilloi një telefonatë të veçantë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, e cila sipas tij “shkoi shumë mirë”.

Ndërsa drafti më i fundit i marrëveshjes së paqes vijon të shqyrtohet, ambasadori i Iranit në Pakistan deklaroni se shpresonte në arritjen e paktit.

Në një postim në platformën X, Reza Amiri Moghadam shkruan: “Me optimizëm konservator, mund të shpresojmë se, nëse pala tjetër është mjaftueshëm e angazhuar, po merr formë një hap pozitiv.”

Ambasadori shton se shpreson që “përpjekjet e sinqerta të qeverisë dhe ushtrisë së nderuar pakistaneze […] të çojnë në paqe të qëndrueshme në rajon”.

Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se Teherani ka qenë i fokusuar në finalizimin e një memorandumi mirëkuptimi përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga Pakistani.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, memorandumi do të fokusohet në përfundimin e luftës, heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj Iranit dhe lirimin e aseteve iraniane të bllokuara jashtë vendit, por jo në programin bërthamor të Teheranit.

“Sanksionet janë padyshim pjesë e temave të negociatave, por duke qenë se në këtë fazë nuk po diskutohet çështja bërthamore, nuk do të ketë negociata as për detajet e heqjes së sanksioneve”, citohet të ketë thënë Baghaei nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane FARS.

Ndër pikat kryesore të mosmarrëveshjeve mbeten mënyra se si do të trajtohet stoku iranian i uraniumit të pasuruar në nivele të larta, programi vendas i pasurimit dhe lundrimi në Ngushticën e Hormuzit, të cilën Teherani e ka bllokuar në mënyrë efektive.

Më herët gjatë javës, burime të afërta me negociatat thanë se po punohej edhe për një zhbllokim të mundshëm të aseteve iraniane.

Pas takimeve të zhvilluara në Teheran të premten dhe të shtunën, shefi i ushtrisë pakistaneze Asim Munir u largua drejt Islamabadit. Ushtria pakistaneze e cilësoi vizitën si “shumë produktive”, duke shtuar se bisedimet “kanë kontribuar ndjeshëm në procesin e ndërmjetësimit”.

“Negociatat intensive gjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë progres inkurajues drejt një mirëkuptimi përfundimtar”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Presidenti Trump, në një intervistë telefonike për Axios më herët gjatë ditës, i përshkroi shanset për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin si “50/50”. Deklarat u bë përpara telefonatës me liderët e Gjirit dhe të rajonit. Ai shtoi se mund të vendosë deri të dielën nëse do të rifillojë aksionin ushtarak kundër Iranit.

Presidenti amerikan tha se bisedimet mund të çojnë ose në një marrëveshje “të mirë”, ose në zgjedhjen e SHBA-ve për “t’i shkatërruar plotësisht”.

Zyrtarë amerikanë dhe iranianë kanë sinjalizuar se palët mund të jenë më pranë një marrëveshjeje kuadër për përfundimin e luftës, pasi ndërmjetësues nga Katari dhe Pakistani zhvilluan bisedime në Teheran.

Trump i tha gjithashtu Axios se planifikon të bisedojë me të dërguarin special Steve Witkoff dhe këshilltarin Jared Kushner. Ndërkohë, zëvendëspresidenti JD Vance u pa duke mbërritur në Shtëpinë e Bardhë të shtunën.

Sipas burimeve të CNN shqetësimi kryesor i Izraelit është se mund të arrihet një marrëveshje e përkohshme dhe e kufizuar, e cila do të zgjasë armëpushimin, do të hapë Ngushticën e Hormuzit dhe gradualisht do të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit, pa adresuar çështjet që Izraeli i konsideron më kritike – programin bërthamor dhe uraniumin e pasuruar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.