☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 83.62 ▲1.81%
ARI 4,426 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,980 ▼ -2.02% ETH $1,875 ▼ -2.77% XRP $1.0063 ▼ -3.06% SOL $75.8400 ▼ -1.49%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 83.62 ▲1.81 % ARI 4,426 ▲0.13 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 83.62 ▲1.81 % ARI 4,426 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kosova

Del audioincizimi mes Vuçiqit dhe ish-nënkryetarit të Graçanicës, ku ofendohen krerë të Kishës Ortodokse Serbe

Moderatori i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ermal Panduri ka bërë të ditur se organet e sigurisë, me burime ndërkombëtare të kësaj natyre, kanë kapur një audioincizim ku dëgjohet duke folur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ish-nënkryetari i komunës së Graçanicës, Serxhan Popoviq.

Ajo çfarë tregon ky audioincizim, i siguruar edhe nga RTV Dukagjini dhe i konfirmuar nga burime ndërkombëtare, nga një përfaqësi diplomatike e rëndësishme në Prishtinë, tregon se Aleksandar Vuçiq është në një betejë edhe me krerët e Kishës Ortodokse Serbe.

Panduri ka thënë se sonte do të publikohet vetëm një pjesë e këtij materiali, kurse në ditët në vijim do të transmetohet komplet ky material.

“Mos mendo se do të ketë çfarëdo të keqe për Graçanicën. Nuk është se nuk dua të flas, unë gjithmonë preferoj t’i them gjërat më ashpër dhe kurrë nuk dua t’i zbukuroj. Ndërsa këtyre që e sulmojnë shtetin e tyre, Teodosije, Sava Janjiqi dhe të tjerëve, nuk ua q**** nënën publikisht vetëm pse jam president i shtetit; përndryshe këtë do ta kisha bërë tashmë 30 herë”, i ka thënë Aleksandar Vuçiq ish nënkryetarit të Graçanicës, Serdjan Popoviq.

Panduri ka thënë se në bisedën e zhvilluar Vuçiq ngre dilema se kush po i financon krerët e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Tutje, ai ka bërë të ditur se organet e sigurisë së Kosovës janë në dijeni për komunikimin dhe se janë duke punuar që të zbardhin sa më shumë detaje.

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.