🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 20 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $63,518 ▲ +1.37% ETH $1,725 ▲ +1.64% XRP $1.1467 ▲ +1.64% SOL $71.5900 ▲ +4.33%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
20 Jun 2026
Breaking
Bota

Raporti i DASH: SHBA paralajmëron për ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria partner strategjik

Departamenti Amerikan i Shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera federale ka dorëzuar në Kongres një raport zyrtar mbi politikën në Ballkanin Perëndimor, ku theksohen si prioritet mbeten stabiliteti rajonal, siguria dhe interesat ekonomike të SHBA-së në një rajon që konsiderohet strategjik për Europën dhe për vetë Uashingtonin.

Dokumenti i dorëzuar në kuadër të detyrimeve ligjore për buxhetin e vitit 2026, analizon situatën dhe drejtimet kryesore të angazhimit amerikan në gjashtë vendet e rajonit: Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Në dokument theksohet se Uashingtoni do të vijojë bashkëpunimin ushtarak dhe të sigurisë me vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, përmes stërvitjeve të përbashkëta, programeve të trajnimit dhe platformave rajonale si Karta e Adriatikut (A5), që synojnë rritjen e ndërveprimit dhe kapaciteteve të përbashkëta të mbrojtjes.

Raporti vë në dukje edhe rolin e Shqipërisë si një vend që po kalon gradualisht nga “konsumator sigurie” në “ofrues sigurie”. Në këtë kontekst përmendet edhe angazhimi i saj së bashku me Kosovën në nisma ndërkombëtare të sigurisë, përfshirë pjesëmarrjen në strukturat e reja të bashkëpunimit dhe kontributet në misione ndërkombëtare të stabilizimit.

Në planin ekonomik dhe energjetik, Shtetet e Bashkuara shprehin interes të drejtpërdrejtë për zhvillimin e projekteve në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës. Raporti thekson potencialin për investime në hidrocentrale, forcimin e lidhjeve energjetike rajonale dhe zgjerimin e pranisë së kompanive amerikane në projekte strategjike të infrastrukturës.

Po ashtu, Shqipëria lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me projektet rajonale si Korridori Adriatiko-Jonian, i cili shihet si një nga akset kryesore që synon të lidhë Ballkanin Perëndimor me tregjet europiane dhe të rrisë integrimin ekonomik të rajonit, duke hapur njëkohësisht hapësira për investime amerikane.

Në pjesën strategjike të dokumentit, SHBA thekson se një nga objektivat kryesore mbetet kufizimi i ndikimit rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor. Sipas raportit, kjo arrihet përmes rritjes së investimeve perëndimore, forcimit të institucioneve dhe konsolidimit të partneriteteve me vendet e rajonit, ku Shqipëria cilësohet si një aleat i rëndësishëm brenda NATO-s dhe një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara.

Sipas raportit, Moska përpiqet të shfrytëzojë tensionet etnike, dobësitë institucionale dhe korrupsionin për të ndikuar në zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, në raport thuhet se Rusia përdor edhe instrumentin e energjisë, veçanërisht furnizimet me hidrokarbure, si mjet presioni politik dhe ekonomik ndaj vendeve të rajonit. Uashingtoni e konsideron këtë një rrezik të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe orientimin euroatlantik të Ballkanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.