☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.03 ▲0.15%
ARI 4,606 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,887 ▼ -1.45% ETH $2,056 ▼ -0.85% XRP $1.3189 ▼ -2.63% SOL $81.0200 ▼ -3.82%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.03 ▲0.15 % ARI 4,606 ▲1.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.03 ▲0.15 % ARI 4,606 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Lufta kundër krimit, Nano prezanton strukturën e re të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano zhvilloi një takim me përfaqësuesit e vendeve partnere, të atashuar në Shqipëri, për rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë takimit, Nano prezantoi strukturën e re të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit, si një kapacitet më shumë në luftën e përbashkët kundër krimit dhe në rritjen e sigurisë në përgjithësi e të asaj kombëtare në veçanti.

Nano deklaroi se “Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar në bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të luftuar bashkërisht në një front kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Në këtë kuadër jam shumë i vendosur dhe i motivuar që të përkrah e jetëzoj çdo iniciativë që i shërben këtij qëllimi”.

Sipas tij, rritja teknologjike me hapin e kohës do të bëjë të mundur që strukturat e Policisë së Shtetit të jenë më të afta dhe t’i godasin në kohë aktivitetet kriminale.

“Forcimi i bashkëpunimit me oficerët ndërlidhës dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare, shkëmbimi në kohë i informacioneve dhe zhvillimi i hetimeve të përbashkëta janë format e duhura për të bërë të mundur rritjen akoma më shumë të forcës goditëse ndaj krimit të organizuar, brenda dhe jashtë vendit. Besoj fort se Njësia e Informacionit të Pasagjerit e Policisë së Shtetit do të veprojë dhe do të arrijë suksese bashkë me partnerët, duke u siguruar atyre të njëjtat standarde”, deklaroi Nano.

Në këtë takim morën pjesë të gjithë përfaqësuesit diplomatikë të organizatave policore homologe në Shqipëri, organizatat ndërkombëtare partnere, si edhe autoritetet kompetente që janë pjesë e Njësisë së Informacionit të Pasagjerit.

Njësia e Informacionit të Pasagjerit në Departamentin e Policisë Kriminale është një njësi inteligjente dhe do të jetë e përqendruar në parandalimin e veprave terroriste, krimeve të rënda dhe trafiqeve të paligjshme, duke u ofruar më shumë siguri qytetarëve dhe vendeve tona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.