Lufta në LM rrit ndjeshëm inflacionin ne SHBA
Inflacioni u përshpejtua ndjeshëm muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, duke u rritur në 3.3% nga viti në vit, duke reflektuar rritjen e çmimeve të benzinës pas luftës në Lindjen e Mesme, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.
Në krahasim, Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit u rrit me 2,4% nga viti në vit në shkurt.
Midis shkurtit dhe marsit, çmimet e benzinës u rritën me 21,2%.
”Një rritje kaq e lartë në përqindje e çmimeve mujore nuk ishte parë që nga krijimi i një indeksi të çmimeve të benzinës në vitin 1967”, vëren Byroja e Statistikave të SHBA-së (BLS).
Megjithatë, edhe duke përjashtuar çmimet e paqëndrueshme të energjisë dhe ushqimit, inflacioni u përshpejtua (+2,6% krahasuar me +2,5% një muaj më parë).
Tregjet prisnin shifra të tilla, sipas konsensusit të publikuar nga ”MarketWatch”.
Pavarësisht se është prodhuesja kryesore e naftës në botë, SHBA nuk ka qenë imune ndaj rritjes së çmimeve.
Çmimet U rritën shpejt.
Një gallon (3,78 litra) benzinë e rregullt aktualisht kushton mesatarisht 4,15 dollarë në Shtetet e Bashkuara, krahasuar me rreth 3,0 dollarë pak para luftës.
Administrata amerikane, e zgjedhur pjesërisht me premtimin e rritjes së fuqisë blerëse, siguron se oshilacionet ekonomike do të jenë të përkohshme./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.