☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,564 ▲ +0.54% ETH $2,308 ▲ +2.46% XRP $1.3696 ▲ +0.74% SOL $86.1000 ▲ +1.12%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

“Luftëtarët e huaj”, Nishani: Institucionet shqiptare, reagim adekuat ndaj rekrutimit

Shqipëria ka pasur reagim adekuat të institucioneve ndaj rekrutimit të ‘luftëtarëve të huaj’. Kështu është shprehur kreu i shtetit Bujar Nishani, gjatë një ligjërimi të mbajtur në “Manhattan College”, në Nju Jork.

Ai tha se Shqipëria, e prekur nga ky fenomen, ka qenë ndër të parët që i është bashkuar aleancës ndërkombëtare kundër ISIS.

“Shqipëria është e prekur nga fenomeni i të ashtuquajturve ‘luftëtarë të huaj’, të cilët u janë bashkuar grupeve dhe organizatave terroriste në Siri dhe Irak. Dëshiroj t’ju informoj dhe garantoj se ka pasur një reagim adekuat të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë duke hetuar, goditur dhe penalizuar më së pari burimet e rekrutimit të këtyre individëve, duke identifikuar dhe analizuar arsyet që motivojnë dhe nxisin individë të bëhen pjesë në akte dhe veprimtari terroriste. Deri tani kemi pasur sukses në këtë drejtim dhe jam i bindur që edhe në të ardhmen do të kemi sukses”, u shpreh Presidenti Nishani.

Gjatë ligjëratës së tij për tolerancën fetare dhe për hebrenjtë, kreu i shtetit vuri në dukje se shqiptarët, të shpërndarë në disa shtete si Lugina e Preshevës, Maqedonia, Mali i Zi, janë investitorët kryesorë të paqes dhe imazhit të ri të Ballkanit. Ata po mbështesin proceset demokratike dhe euro-integruese në vendet ku jetojnë. Presidenti theksoi gjithashtu edhe karakteristikën qindravjeçare të shqiptarëve, atë të besës, mbi bazën e së cilës shqiptarët kanë mikëpritur miq e armiq.

Më pas, Presidenti Nishani dekoroi ambasadoren Rosemari di Carlo me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje të thellë për kontributin e saj të spikatur politik e diplomatik në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve historiko-tradicionale amerikano-shqiptare, si dhe për përparimin e çështjes shqiptare, sidomos të fitimit të mëvetësisë së Kosovës.

Presidenti dekoroi gjithashtu edhe rabinin Arthur Scheiner, “për merita të veçanta civile”. Nishani vlerësoi kontributin dhe punën e tij të palodhur e të pakursyer çerekshekullore në favor të paqes, mirëkuptimit dhe tolerancës, në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe farkëtimit të lidhjeve historike, si dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe hebrenjve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.