☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 95.39 ▼0.17%
ARI 4,689 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,602 ▲ +0.67% ETH $2,146 ▼ -1.09% XRP $1.4484 ▼ -0.86% SOL $88.9300 ▼ -0.58%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.39 ▼0.17 % ARI 4,689 ▲1.8 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.39 ▼0.17 % ARI 4,689 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Lulëzon dhe tregtia e kompanive shqiptare me vendet ‘offshore’

Ishujt Cayman, një nga parajsat fiskale më të përdorura të kompanive që veprojnë në Shqipëri, ka qenë i preferuar vitet e fundit edhe për eksportuesit. Nuk mbetet pas as Hong Kongu, ndërsa në vite në mënyrë sporadike dhe shuma të vogla ka pasur shitje edhe në Ishujt britanikë Virgin, Seishelle apo Panama.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se eksportet drejt ishujve Cayman u pesëfishuan në vitin 2015, duke arritur në 1 miliardë lekë. Edhe drejt ishujve të padëgjuar Marshall, eksportet janë gjashtëfishuar, ndonëse duke u nisur nga një bazë e vogël.

Por cili është produkti që ka arritur të depërtojë në këto tregje të largëta?

Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, kanë qenë eksportuesit e xeherorëve ata që kanë gjetur këto destinacione, në përpjekje për të amortizuar uljen e eksporteve drejt Kinës. Ishujt Cayman janë bërë në 2015-n destinacioni i dytë i këtij grupi, pas Kinës. Drejt kësaj të fundit eksportet e xeherorëve ranë me 26%. Ndërsa eksportet e këtij grupi në total ranë me 4%, pikërisht për shkak të gjetjes së tregjeve të reja.

Me gati 12 miliardë lekë, Xeherorët, Zgjyra dhe hiri janë kapitulli i 6 më i eksportuar, nga 99 kapitujt që raporton INSTAT në statistikat e tij dhe zënë gati 5% të totalit të eksporteve.

Edhe drejt Hong Kongut janë rritur ndjeshëm eksportet në 2015, me 675%, duke arritur në gati 1 miliard lekë. Edhe këtu xeherorët kanë qenë produkti më i eksportuar.

Ishujt Cayman dhe Hong Kongu janë ngjitur në 2015-n përkatësisht në destinacionin e 22 dhe 23 të shteteve ku ne kemi eksporte (nga 107 shtete gjithsesj ku figurojnë shitje të produkteve shqiptare vitin e kaluar), duke ia kaluar dhe vendeve fqinjë si

Në vite Shqipëria ka regjistruar dhe eksporte drejt vendeve të tjera ekzotike, si Ishujt Seishelle në vitin 2013, apo Ishujt Britanikë Virgin në vtin 2014, ndonëse në shuma të vogla. Edhe drejt Panamasë ka pasur eksporte sporadike gjatë viteve, në shuma shumë të vogla.

eksporteteksper hong kong

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.