Kronika

SPAK dërgon në Gjykatën e Posaçme kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt

Menjëherë sapo Parlamenti i dha dritën jeshile, Prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës me një kërkesë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj.

Mësohet se bashkë me kërkesën për arrestimin SPAK ka kërkuar edhe leje për kontrollin e banesave të tij.

Kërkesa e SPAK është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, i cili do të duhet të shqyrtojë materialin hetimor të SPAK në një afat prej 48 orësh dhe më pas të dalë me një vendim.

Pas vendimit të gjykatës, nëse pranohet kërkesa e SPAK, pritet që policia të ushtrojë kontrolle në të gjitha banesat e Ahmetajt dhe të bëjë kërkimet për ta gjetur atë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button