Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.70 ▲0.85%
ARI 4,780 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,922 ▲ +1.35% ETH $2,186 ▲ +0.26% XRP $1.3430 ▲ +0.84% SOL $82.9000 ▲ +1.01%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.70 ▲0.85 % ARI 4,780 ▼0.78 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.70 ▲0.85 % ARI 4,780 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Mali i Zi, ekspertët: Tani pas zgjedhjeve, prisni faktorët e huaj

Ivana Stradner, bashkëpunëtore kërkimore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, mendon se qëndrimi i këtij vendi në rrugën europiane do të varet nga disa faktorë.

“Millo Gjukanovic qëndroi në pushtet për gati tre dekada, dhe natyrshëm, populli kërkonte diçka të re”, u shpreh ajo për REL, duke shtuar sidoqoftë se ajo që mund të sjellë Lëvizja Europa Tani, mbetet për t’u parë.

Është shumë herët të flitet për këtë, sidomos duke pasur parasysh përplasjet që ekzistojnë brenda vetë kësaj lëvizjeje e sidomos liderëve te saj: Jakov Millatovic dhe Millojko Spajic, shprehet ajo.

Në këtë moment, shtrohet edhe pyetja se ku do të jenë DPS-ja dhe URA në atë formulë qeveritare, aq më tepër që Spajic e ka bërë të qartë se nuk dëshiron koalicion me to. Nga ana tjetër, strukturat pro-serbe dhe pro-ruse nga ish-Fronti Demokratik nuk e kanë mbështetjen e Perëndimit.

Ekspertja beson gjithashtu se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç i vjen për shtat një Mal i Zi i paqëndrueshëm, situatën e  të cilit të mund ta përshkallëzojë përmes Kishës Ortodokse Serbe. Si asnjëherë më parë këtë radhë, në parlamentin e Malit të Zi do të jenë edhe 6 shqiptarë. 3 prej tyre duke përfaqësuar direkt shqiptarët dhe interesat e tyre përmes partive nacionale.

Pas përfundimit të procesit të numërimit, 2 mandate deputetësh siguroi koalicioni “Forumi Shqiptar” i Nik Gjeloshajt dhe 1 vend e mori koalicioni “Aleanca Shqiptare”. Tre deputetët e tjerë shqiptarë përfaqësojnë listat e koalicioneve të përziera. Dy prej tyre, Mehmet Zenka dhe Drita Llolla, dolën deputetë nga lista e koalicionit të Gjukanovic. Deputeti tjetër shqiptar është ish-kryeministri Dritan Abazovic nga partia URA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.