☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.72 ▼0.16%
ARI 4,591 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,472 ▲ +0.04% ETH $2,059 ▲ +0.67% XRP $1.3210 ▼ -2.44% SOL $83.3800 ▼ -0.29%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.72 ▼0.16 % ARI 4,591 ▲0.74 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.72 ▼0.16 % ARI 4,591 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mali i Zi gjen rezerva gazi në detin Adriatik – Dy blloqet pranë kufirit me Shqipërinë

Dy blloqe në det të hapur të Malit të Zi, të dhëna kompanisë greke “Energean Oil & Gas” përllogaritet të kenë rreth 51 trilionë metër kub rezerva natyrore gazi, tha Energean duke cituar një audit të pavarur.

Ky studim është domethënës për Malin e Zi, pasi nënkupton se vendi mund të gjendet në mes një një potenciali të pashfrytëzuar në Adriatikun Lindor. Edhe pse fqinji ynë nuk prodhon naftë, të dhënat fillestare tregojnë se mund të ketë mjaftueshëm burime për të mbuluar nevojat e brendshme për naftë dhe gaz.

Mali i Zi dha në muajin Mars një licencë 30-vjeçare eksplorimi të këtyre burimeve për dy blloqe që shtrihen në 338 kilometra katrorë në detin Adriatik. Gjetjet janë pjesë e një faze eksplorimi tre-vjeçare, të përllogaritur në 5 milionë dollarë kosto. Ajo përfshin studime sizmike 3d, studime gjeologjike dhe gjeofizike.

Energean është prodhuesi i vetëm i naftës në Greqi me një mesatare prodhimi prej 3500 fuçish në ditë vitin e shkuar. Por asetet më të mëdha të kompanisë janë dy fusha të ndodhura thellë në det, 100 kilometra larg bregut të Izraelit.

Zbulime të tilla në Adriatik janë bërë edhe në Shqipëri e në Itali. Kompania thotë se rajoni është premtues dhe se do të përkushtohet për të eksploruar potencialin e zonës për naftë dhe gaz.

“Ka patur disa zbulime gazi natyror në rajon dhe një numër qeverish janë të gatshme të eksplorojnë më tej potencialin e hidrokarbureve të vendit”, tha Mathios Rigas, drejtori ekzekutiv i Energean.

Zbulimet e fundit janë në linjë me ato të naftës në veri të Shqipërisë, si ato në zonën Shpirag-2. Deri më sot brenda kësaj zone të pasur me karburë janë zbuluar mbi 5 miliardë fuçi naftë. Sa i takon rezervave të gazit, kompani shprehet se ato janë vërtetuar në basenin e Durrësit, por deri më sot shpime të limituara janë kryer vetëm në Malin e Zi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.