Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,553 ▼0.6%
DOW 46,402 ▼0.06%
NASDAQ 21,726 ▼0.93%
NAFTA 93.46 ▲3.48%
ARI 4,461 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,432 ▼ -2.79% ETH $2,073 ▼ -4.9% XRP $1.3699 ▼ -3.45% SOL $87.5000 ▼ -5.18%
S&P 500 6,553 ▼0.6 % DOW 46,402 ▼0.06 % NASDAQ 21,726 ▼0.93 % NAFTA 93.46 ▲3.48 % ARI 4,461 ▼2 % S&P 500 6,553 ▼0.6 % DOW 46,402 ▼0.06 % NASDAQ 21,726 ▼0.93 % NAFTA 93.46 ▲3.48 % ARI 4,461 ▼2 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Mali i Zi – Parlamenti miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Për miratimin e rezolutës 55 deputetë votuan pro, 19 ishin kundër dhe 7 abstenuan. Rezoluta u mbështet nga opozita DPS, SDP, SD, LP, BS dhe partitë shqiptare, ndërsa nga partitë e shumicës rezolutën e mbështetën demokratët, URA dhe Branka Boshnjak nga PzP.

Rezoluta, ndër të tjera, nënkupton që parlamenti dënon dhe pranon se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe se më shumë se 8 000 boshnjakë myslimanë u vranë.

Teksti i rezolutës parashikon gjithashtu që 11 korriku do të shpallet Dita e Përkujtimit për Viktimat e Srebrenicës.

Ervin Ibrahimoviç, udhëheqësi i Partisë Boshnjake, i cili ishte një nga propozuesit e rezolutës, falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në përpilimin e një teksti cilësor të rezolutës.

“Besoj se sot kemi dërguar një sinjal të qartë nga kjo Dhomë e Përfaqësuesve, se Mali i Zi është qendra e demokracisë në rajon”, tha Ibrahimoviç.​​​​​​​

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.