☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.06 ▼0.32%
ARI 4,722 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,645 ▲ +1.67% ETH $2,136 ▲ +3.7% XRP $1.3530 ▲ +2.45% SOL $84.2900 ▲ +1.08%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.06 ▼0.32 % ARI 4,722 ▲0.93 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.06 ▼0.32 % ARI 4,722 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Maltin Korkuti në krye të “Credins”

img_news-maltin_kurkuti_807272957Këshilli Drejtues i “Credins Bank” pas mbledhjes së ditës së shtunë ka marrë vendimin për zgjedhjen e z. Maltin Korkuti si Drejtor të Përgjithshëm të Bankës.

Në njoftimin e publikuar, Këshilli i Bordit drejtues në faqen zyrtare në rrjet, bankacredins.com, thuhet se, në zbatim të statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, për të garantuar dhe siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të bankës, është marrë vendimi për zgjedhjen e z. Maltin Korkuti në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm. Z. Korkuti është bashkëthemelues në krijimin e Credins Bank, aksionar i këtij institucioni dhe ka mbajtur pozicionin e zv/Drejtorit të Përgjithshëm dhe Anëtarit të Bordit Drejtues.

Vendimi për emërimin e zotit Korkuti në këtë post është marrë dy ditë pas humbjes së jetës së z. Artan Santo.Veprimtaria e bankës tregtare më të madhe në vend me kapital shqiptar ka vazhduar rregullisht në të gjitha degët e saj në shërbim të klientëve. “Credins Bank” është aktualisht banka e katërt më e madhe në sistemin bankar shqiptar. Sipas të dhënave më të fundit për treguesit financiarë, në fund të muajit Mars 2014, “Credins” zotëronte aktive në vlerën e 116 miliardë lekëve. Në pesë vitet e fundit, “Credins” ka qënë banka me ritmet më të shpejta të rritjes.

Totali i aktiveve të bankës që nga viti 2009 është rritur me afro tre herë. Me një portofol kredie prej 71 miliardë lekësh, “Credins” është institucioni i tretë më i madh kreditues i ekonomisë shqiptare. Në fund të Marsit, depozitat e klientëve kishin vlerën e 98 miliardë lekëve, ndërsa rezultati financiar i tremujorit ishte me fitim në vlerën e 227 milionë lekëve. Veprimtaria e bankës tregtare më të madhe në vend me kapital shqiptar vazhdon rregullisht në të gjitha degët e saj në shërbim të klientëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.