🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 96.10 ▲0.58%
ARI 4,654 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,596 ▲ +0.57% ETH $2,148 ▼ -1.28% XRP $1.4509 ▼ -0.9% SOL $89.3300 ▼ -0.65%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 96.10 ▲0.58 % ARI 4,654 ▲1.04 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 96.10 ▲0.58 % ARI 4,654 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mamani: Sistemi bankar në Shqipëri është i qëndrueshëm

Sistemi bankar në Shqipëri është i qëndrueshëm, tha të mërkurën, Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave Genci Mamani, i pranishëm në komisionin e Ekonomisë.

Gjatë diskutimit të raportit vjetor të ASD-së, Mamani tha se për sa i përket strukturës, burimi kryesor i fondeve përbëhet nga depozitat e individëve dhe mbështetja e aktivitetit me kapital mbetet në nivele të larta, Në fund të 2015, sipas tij, përqindja e depozituesve që mbulohen plotësisht, arriti 96 % të totalit të depozituesve individë që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave.

“Në vitin 2015 totali i depozitave në sistemin bankar u rrit me 2.2% krahasuar me vitin pararendës”, deklaroi Mamani, duke shtuar se treguesi i kredive me probleme ka rënë në fund të vitit 2015 duke arritur në 18.2%, kundrejt 22.8% të një viti më parë. Ndërsa fitimi neto i sistemit bankar në fund të vitit 2015, u shpreh ai, arrin në 15.7 miliardë lekë, kundrejt 11.2 miliardë lekë të një viti më parë.

Për periudhën 2009-2015, nënvizon Mamani, përqindja e numrit të depozituesve individëve me depozita deri në 2.5 milionë lekë, luhatet në kufijtë 95%-96% Depozitat e siguruara në sistem, tha ai, janë 591 miliard lekë dhe përbëjnë 66% të depozitave të individëve ose 56% të totalit të depozitave në sistem, krahasuar me 570.6 miliard lekë që ishin një vit më parë, duke shënuar një rritje me 20.5 miliard lekë në vlerë ose 3.6%. Në dhjetor 2015, peshën më të madhe të depozitave të siguruara e kanë depozitat në lek me 58%, ndjekur nga depozitat në euro me 37% dhe dollarë me 4%.

Sipas kreut të ASD-së, depozitat e siguruara që mbulohen plotësisht (depozitat që janë ≤ 2.5 milion lekë) përfaqësojnë 42% të depozitave të individëve dhe shuma e tyre në fund të 2015 është 368.17 miliard lekë. Këto
depozita u përkasin 2,028,208 depozituesve, të cilët përfaqësojnë 96% të depozituesve individë. Krahasuar me një vit më parë këto depozita u rriten me 5.5%, dhe numri i depozituesve që mbajnë këto depozita u rrit me 3.3%.

Depozitat e siguruara pjesërisht ( më të mëdha se 2.5 milion lekë) sipas Mamanit,u ulën nga 517.36 miliard lekë që ishin në fund të 2014, në 516.62 miliard lekë në fund të 2015, duke u zvogëluar me 743 milionë lekë.

Bazuar në Ligjin “Për sigurimin e depozitave”, Agjencia siguron deri në 2.500.000 Lekë depozitat e individëve në çdo institucion bankar i cili është anëtar i skemës së sigurimit. Agjencia, gjithashtu,
siguron deri në 2.000.000 Lekë depozitat e individëve në çdo shoqëri kursim-krediti që është anëtare e skemës së sigurimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.