☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,465 ▼ -1.97% ETH $2,204 ▼ -1.85% XRP $1.3328 ▼ -0.94% SOL $82.2200 ▼ -2.39%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Mandati i 2 deputetëve, KQZ kërkon informacione shtesë nga Prokuroria

Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica janë ende deputetë të paktën deri të premten. Përmes avokatit Ardian Vishaj, Rehovica mohoi gjithçka. Ndërsa i pyetur për një ndalim në policinë italiane, deputeti tha se nuk mbante mend se përse ka ndodhur.

“Me detaje nuk e mbaj mend këtë histori. Po bëhen gati 20 vite. Nuk kam pasur në asnjë moment një urdhër ndalimi. Nuk kam pasur në asnjë moment arrestim, hetim, gjykim. Apo çfarëdolloj mase tjetër në Itali”, u shpreh Gledion Rehovica, deputet i LSI.

Aqif Rakipi i PDIU mungoi, por avokati Theodhori Sollakun erdhi me të njëjtat pretendime si Rehovica. “Prokuroria thotë se subjekti që unë mbroj nuk ka deklaruar se ka qenë ndonjëherë në gjykim apo hetim në ndonjë autoritet i huaj. Asnjëherë nuk ka qenë”, u shpreh ai.

Termi “i raportuar” i përmendur në kërkesën e prokurorisë për të dy deputetët ka krijuar paqartësi.

“A në shtetin italian ndonjë procedim penal të filluar, të dërguar në gjyq, të filluar e të pushuar. Apo të mos ketë filluar fare…?”, u shpreh Gëzim Veleshnja, përfaqësues i LSI në KQZ.

Avokatët dhe katër anëtarët që përfaqësojnë LSI dhe PS në KQZ votuan për t’i kërkuara sqarime Prokurorisë së Përgjithshme. Kundër ishin Klement Zguri dhe Vera Shtjefni.

“Verifikimi i të dhënave sipas ligjit, por edhe kualifikimi i tyre janë kompetenca të Prokurorisë së Përgjithshme. Të cilat ja sjell organit kompetent përmes konkluzioneve, të cilat ne i kemi përpara”, u shpreh kreu i KQZ, Klement Zguri.

Ndërkohë pa pritur vendimin e KQZ-së, Prokuroria e Përgjithshme kallëzoi Rakipin e Rehovicën në prokurorinë e krimeve të rënda për falsifikim dokumentesh.

Deputetët nuk kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit se janë raportuar në Itali për veprën penale të “marrjes së mallrave të vjedhur” dhe të “Vjedhjes” së një dyqani, për të cilat, përkatësisht Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, rezultojnë me emra të tjerë, edhe ata të padeklaruar.

KQZ pret më shumë sqarim edhe për kreun e Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri edhe pse sipas Prokurorisë së Përgjithshme nuk është në kushtet e ndërprerjes së mandatit.

Me votimin e fundit ish-deputetët Mhill Fufi dhe Omer Mamo zyrtarisht nuk janë subjekte dekriminalizimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.