Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,869 ▼ -0.07% ETH $2,050 ▼ -0.31% XRP $1.3159 ▼ -0.38% SOL $80.2500 ▲ +1.62%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Mandati i deputetit Kokëdhima, Këshilli shqyrton kërkesën e opozitës

Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, u mblodh të hënën ne mbrëmje për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.
Opozita kërkon heqjen e mandatit te z. Kokëdhima, pasi sipas saj, në shkelje të Kushtetutës, deputeti socialist ka përfituar fonde publike, nëpërmjet kompanisë Abissnet, edhe pasi eshte bërë deputet. Kjo sipas opozitës është në papajtueshmëri me nenin 70 të Kushtetutës. Parashtrimi i kërkesës u bë nga përfaqësuesi i PD-së në Këshill deputeti, Arben Ristani, sipas te cilit, bazuar në analizën e dispozitave kushtetuese e ligjore arrijmë në përfundimin se Kokëdhima ka qënë në kushtet e papajtueshmërisë, e parashikuar në nenit 70 të Kushtetutës.
“150 transaksione kanë dalë nga buxheti i shtetit për Koço Kokëdhimën”, u shpreh deputeti Ristani.
Ndërkohë, në emër të deputetit Koço Kokëdhima, i cili nuk u paraqit në mbledhje, avokati i tij, Artan Hajdari, e konsideroi kërkesën e grupit parlamentar të PD-së si të pabazuar në ligj dhe në prova. Sipas avokatit nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se klienti i tij ka vepruar në kundërshtim me ligjin. “Nuk ka asnjë shtim të pasurisë së deputetit pas marrjes së mandatit prej tij më 2 gusht 2013”, u shpreh avokati Hajdari para anëtarëve të Këshillit të Mandateve.
Mbledhja po vijon me pyetjet qe anëtarët e Keshillit po i drejtojnë avokatit të deputetit Kokëdhima. Në përfundim pritet që Këshilli të shprehë qëndrimin e tij për cëështjen ne fjale përmes nje raporti, i cili i përcillet per miratim seancës së parlamentit. Me pas ceshtja do t’i kalojë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.