Kronika

Manjani: Gjykatat, përgjegjëse për grabitjen e pronave

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar ashpër gjykatat në vend, të cilat sipas tij kanë luajtur një rol kyç në tjetërsimin e pronave.

“Disa gjykata janë përgjegjëse për grabitjen e pronave publike, sidomos ato në bregdet”, ka deklaruar Manjani.

Në këtë aspekt, numri 1 i drejtësisë shqiptare ka akuzuar Gjykatën e Vlorës, e cila sipas tij, “po shkon në drejtim të paditur me vendimet e saj”.

Nga ana tjetër, “edhe Gjykata Administrative po bëhet si qeveri paralele me vendimet e veta”, ka vlerësuar Manjani.

Ministri ka shtuar më tej se situata në sistemin e drejtësisë është e jashtëzakonshme pikërisht “nga sjellja që kanë gjykatat”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button