☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,773 ▲ +0.61% ETH $2,155 ▲ +1.04% XRP $1.4496 ▼ -0.14% SOL $90.2200 ▲ +1.44%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

MAQEDONI – Hiqen tabelat e autostradës me emrin “Aleksandri i Madh”

Kompania “Rrugët e Maqedonisë” hoqi tabelat e komunikacionit me emrin e deritanishëm të autostradës “Aleksandri i Madh” në Korridorin 10, që sipas vendimit të qeverisë duhet të zëvendësohen me të reja që do ta mbajnë emrin “Miqësia”.

Nga kompania publike informojnë se janë porositur 19 tabela komunikacioni me emrin e ri.

Me vendimin e qeverisë maqedonase, emërtim të ri mori edhe aeroporti i Shkupit, por ende nuk ka informata zyrtare konkrete për procedurën e ndërrimit të emrit nga “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”.

Ndryshimi i emërtimit të autostradës dhe aeroportit, ashtu siç deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas takimit në Davos me homologun e tij grek Aleksis Cipras, është në shenjë të vullnetit të mirë dhe përmirësimit të marrëdhënieve me Greqinë.

Emri i deritanishëm i autostradës “Aleksandri i Madh” përdorej që nga korriku i vitit 2008, me vendim të qeverisë së mëparshme.

Nga dhjetori i vitit 2006, sërish, gjithashtu me vendim të kësaj qeverie, aeroporti i Shkupit e mori emrin “Aleksandri i Madh”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.