MaqedoniaRajoni

Maqedoni: Ministri i Jashtëm Dimitrov paralajmëron intensifikim të negociatave me Greqinë

Intensifikohen takimet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov paralajmëroi se këtë muaj do të ketë takim në nivel negociatorësh, por se nuk do të ketë takim me ndërmjetësin Metju Nimic. Duke e komentuar deklaratën e djeshme të zyrtarit të lartë amerikan, Hojt Brjan Ji se dy vendet janë shumë afër zgjidhjes së kontestit disa vjeçar, ai tha se ky optimizëm i dedikohet përpjekjeve të Qeverisë për t’i tejkaluar të gjitha pengesat në rrugën euro-atlantike.

“Ka përpjekje të krijohet një klimë pozitive në këtë proces. Do të doja që përskaj fjalëve të bukura të kishte edhe qëndrime konstruktive, sepse në thelb kjo do të ishte esenciale. Është fakt që ishte një proces që ngeci një kohë më të gjatë, pos tjerash për shkak se u imponuan edhe çështje tjera që vetvetiu u bënë pengesë e integrimeve tona përskaj pengesës së dallimeve rreth emrit, edhe atë: rruga demokratike, problemet me gjyqësinë e varur, problemet me mediat jo të lira dhe të lira. Dhe ka përpjekje serioze, me ndryshimin politik që përjetoi Maqedonia, të punohet në heqjen këtyre pengesave – deklaroi  Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm”.  

Në intervistën e djeshme për Zërin e Amerikës, Hojt Brajan Ji shprehu optimizëm për zgjidhjen e kontestit, meqë sipas tij, disponimi si në Greqi ashtu edhe në Maqedoni është në nivelin më të lartë se kurdoherë deri tani. Jndër tjerash tha se siguria e Maqedonisë varet nga zgjidhja e kontestit me emrin dhe hyrja në NATO. Gjatë ditës kryeministri, Zoran Zaev takoi ambasadorin e SHBA-ve, Xhes Bejli me të cilin u dakorduan se tani pas përfundimit të krizës politike dhe zgjedhjeve të suksesesshme, është koha e duhur që Qeveria të fokusohet në intensifikimin e reformave për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për aspiratat euro-atlantike. Ndërsa zv/kryeministri Bujar Osmani ditë më parë paralajmëroi se Qeveria do të ndërrojë emrat e aeroportit, sallës së sportit dhe pikave tjera strategjike që kanë nxitur revoltë në Greqinë fqinje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button