☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,667 ▲ +0.64% ETH $2,315 ▲ +2.77% XRP $1.3728 ▲ +0.72% SOL $86.0400 ▲ +0.69%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedonia e Veriut i kërkon energji Greqisë/ Kovaçevski: Të mos ndërpritet lënda e parë gjatë dimrit

Greqia mund të ndihmojë Maqedoninë e Veriut sa i përket energjisë, linjave energjetike dhe nevojës për diversifikimin e burimeve të energjisë për shkak të infrastrukturës që po zhvillon në hartën energjetike dhe pozicionit të saj, në dobi të sigurisë së këtyre burimeve në  Evropën Juglindore ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë takimit me homologun e tij nga Shkupi, në vizitën e tij në Athinë.
Ai gjithashtu përgëzoi Kovaçevskin për Konferencën e parë Ndërqeveritare, Maqedonia e Veriut-BE, faza e parë e bisedimeve të anëtarësimit në BE, dhe ripohoi mbështetjen e Greqisë në këtë proces bazuar në kriteret e vendosura, si respektimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zbatimi konsekuent dhe me mirëbesim i Marrëveshjes së Prespës.

“Ne gjithmonë e kemi mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në Evropë. Dhe sigurisht, kjo është veçanërisht e rëndësishme kur flasim për një nga fqinjët më të afërm. Sot kemi dhe një mundësi diskutimi për sfidat e rëndësishme me të cilat përballemi kur bëhet fjalë për koston në rritje të energjisë. Dua të përsëris se Greqia është e gatshme të mbështesë Maqedoninë e Veriut gjatë këtyre kohërave sfiduese”, tha Mitsotakis.

Takimi mes dy kryeministrave u pasua nga bisedimet mes specialistëve nga delegacionet e  dy vendeve , me pjesëmarrjen nga pala greke të ministrit të Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas, zv/Ministrit të Jashtëm për Diplomacinë Ekonomike Kostas Fragogiannis, ndërsa nga shteti fqinj , ministri i financave Kreshnik Bekteshi dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Greqi, Lidija Boskovska.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.