☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,670 ▲ +0.76% ETH $2,316 ▲ +2.86% XRP $1.3702 ▲ +0.68% SOL $85.9500 ▲ +0.67%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedonia e Veriut po humb tregjet për disa produkte

Vendi vit pas viti po humbet tregjet e produkteve tradicionale, siç është rasti me disa produkte të kopshtarisë. Shkak për këtë, thonë ekspertët, është kapaciteti i vogël prodhues përkundër cilësisë së lartë, por edhe konkurrencës së madhe në rajon. Në vend të prodhimit vendas, qytetarët hanë gjithnjë e më shumë produkte bujqësore të importuara.

“Domatja është ulur me më shumë se 60%. Domatja si produkt në hortikulturë ka vlerën më të lartë të shtuar dhe sjell më shumë deviza nga pikëpamja e eksportit. Kjo për mua është e frikshme…”, tha Blagoj Mukanov-ekspert i bujqësisë

Fermerët vendas po luftojnë jo vetëm kundër karburanteve dhe plehrave të shtrenjta, por edhe me hapjen e tregjeve rajonale.

“…Nuk mund të arrijmë një çmim që do të garantonte njëfarë stabiliteti për fermerin, dhe nëse hapni pak tregjet e vendeve konkurruese, si Shqipëria, Shqipëria ka një avantazh shumë më të madh klimatik dhe do të jetë shumë më e mirë se ne për sa i përket shpenzimeve. Nuk përdor ngrohje…”, u shpreh Blagoj Mukanov-ekspert i bujqësisë.

Varësia nga importi i produkteve është arsyeja kryesore e rritjes së inflacionit, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet e tjera përreth.

“Nëse diçka që ne importojmë bëhet më e shtrenjtë dhe çdo gjë u shtrenjtua, atëherë çmimet duhet të rriten”. Inflacioni nga shtatori e këtej është një problem mbarë botëror, veçanërisht në Evropë. Bujqësia maqedonase është e varur nga importi 70,92% në vitin 2022, dhe ajo serbe 49,09%. Kjo do të thotë gjithashtu se nëse dikush dëshiron të vendosë sanksione dhe të mos ketë mundësi të importojë produkte të caktuara, automatikisht vë në pikëpyetje largimin e punëtorëve dhe mbylljen e kompanive”, deklaroi Petar Koçoviq-profesor universitar nga Beogradi.

Profesori thotë se e vetmja mënyrë për të përballuar këtë situatë është zëvendësimi sa më i madh i mallrave të importuara me produkte vendase, por kjo kërkon kohë./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.