☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 88.51 ▼6.61%
ARI 5,188 ▲1.66%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Maqedonia nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim ekonomik me Kinën

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shkup, Yin Lixian, në Shkup nënshkruan bashkëpunim ekonomik dhe teknik, me të cilën qeveria kineze do të sigurojë grant – ndihmë për Maqedoninë.

Me këtë marrëveshje mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Kinës sigurohen rreth 2.5 milionë euro, që do të përdoren për financimin e projekteve për rinovimin e shkollave si dhe projekteve të tjera të cilat janë identifikuar si prioritare për Qeverinë e Maqedonisë.

“Sot nënshkruam marrëveshjen vjetore për bashkëpunim ekonomik dhe teknik me Republikën Popullore të Kinës, e cila ka dhënë një grant apo donacion në vlerë prej 2.5 milionë euro që do të përdoret për të realizuar projekte, në përputhje me prioritetet e qeverisë, megjithatë para së gjithash janë nevojat prioritare të qytetarëvet të Maqedonisë”, tha Osmani.

Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën e përgjithshme financiare që Kina i jep vendit në financimin e projekteve të infrastrukturës si dhe për financimin e projekteve në fushat me rëndësi vitale për Maqedoninë.

Ai shtoi se në të ardhmen pret përforcimin e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se ndihma financiare, por edhe investimet që vijnë nga Kina janë të mirëpritura në Maqedoni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.