Europa

Marina Ushtarake: Mijëra imigrantë ilegalë të shpëtuar gjatë fundjavës

aaa361Gjatë fundjavës që sapo kaloi mjetet aerodetare të Marinës Ushtarake italiane u përfshinë vazhdimisht në shpëtimin e mijëra imigrantëve ilegalë, që mbërrinin në gadishullin apenin nga brigjet e Afrikës Veriore, njoftoi kjo marinë. ”Mes të premtes dhe të dielës u shpëtuan të paktën 2 500 persona nga anijet e përfshira në operacionin ‘Mare Nostrum’, mes të cilave anijet ‘Aliseo’ dhe ‘Fasan’, anija amfibe ‘Sfinge’, ajo ‘San Giusto’ dhe helikopterët”, shtoi ajo. Të 1 311 imigrantët ilegalë, që fregata ”Fasan” do të zbarkojë sot në mëngjes në portin e Tarantos janë rrjedhojë e ndërhyrjeve shpëtuese mes të premtes dhe të shtunës në Kanalin e Siçilisë, në jug të Lampeduzës. Ndërkohë, në bordin e anijes amfibe ”San Giusto” ndodhen 1 189 imigrantë ilegalë të shpëtuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button