Kronika
Marku pret ish-zv.prokurorin e Përgjithshëm të Rusisë
Ambasada Ruse thekson se “gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, juristi, historiani, shkrimtari dhe regjisori rus, ish-Zëvendësprokuror i Përgjithshëm i Rusisë dhe njëkohësisht Zëvendëspresident i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, Aleksandër Zvjagincev, zhvilloi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm të Shqipërisë Arta Marku”.
“Në përfundim të bisedës Zvjagincev e ftoi prokuroren Marku për të vijuar kontakte në kuadër të forumeve dhe aktiviteteve ndërkombëtare. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Rusisë në Tiranë Aleksandër Karpushin”, shprehet ambasada.