☁️
Tiranë 20°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 90.41 ▼11.6%
ARI 4,725 ▲3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $82,532 ▲ +1.85% ETH $2,412 ▲ +1.3% XRP $1.4512 ▲ +3.06% SOL $89.5600 ▲ +5.41%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 90.41 ▼11.6 % ARI 4,725 ▲3.43 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 90.41 ▼11.6 % ARI 4,725 ▲3.43 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Politika

Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama: Sistem i ri rankimi në arsim, fund kaosit në shërbime

Nëshkruhet marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për modernizimin e sistemeve të vlerësimit në Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve Arsimore.

Kryeministri Edi Rama theksoi vendosjen e një sistemi rankimi të bazuar në rezultate dhe rritjen e rolit të teknologjisë në ofrimin e shërbimeve.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ky sistem synon të eliminojë kaosin dhe të vendosë standarde të reja meritokracie.

“Kemi vendosur një sistem rankimi të bazuar në rezultate dhe duke e bërë të pamundur vazhdimin e rrugës së kaosit. Për herë të parë nuk pati ankesa. Procesi ishte i bazuar në fakte dhe i përpunuar nga teknologjia.

Sot më në fund hedhim këtë hap të rëndësishëm për ti dhënë teknologjisë një hapësirë të konsideruehsme në trajtimin e shërbimeve në funksion të arsimit”, deklaroi ai.

Kryeministri theksoi se hapi i ndërmarrë përfaqëson një transformim të rëndësishëm në mënyrën se si ofrohen shërbimet arsimore, duke i dhënë teknologjisë një rol kyç në administrimin e tyre.

Sipas tij, vetëm në fushën e arsimit të lartë ofrohen rreth 52 mijë shërbime në vit, përfshirë matrikullimet, regjistrimet e diplomave dhe njësimet e arsimit të mesëm. Ndërkohë, për provimet e shtetit dhe licencimet ofrohen rreth 18 mijë shërbime në vit, ndërsa për Maturën Shtetërore, olimpiadat dhe arsimin bazë rreth 88 mijë shërbime në vit.

Në total, sipas Ramës, bëhet fjalë për 150 deri në 160 mijë shërbime arsimore në vit, çka e bën të domosdoshëm modernizimin dhe digjitalizimin e tyre.

“Në fushën e arsimit të lartë, njerëzit merren me matrikullime, me regjistrime të formës së diplomës dhe njësime të arsimit të mesëm e legalizime, për të cilat në total ofrohen 52 mijë shërbime në vit, në kuadër të provimeve të shtetit dhe lincensimi 18 mijë shërbime në vit, për provimet e Maturës Shtetërore, olimpiadat, e arsimit bazë janë ofruar 88 mijë shërbime në vit që në total bëjnë 150-160 mijë shërbime”, u shpreh ai.

Ai shtoi se synimi është që këto shërbime të arrijnë standarde ndërkombëtare, duke përmendur si referencë modele të avancuara si ato të Universiteti i Kembrixhit.

“Merret me mend sa i jashtëzakonshëm është hapi që hedhim sot, duke vënë në dispozicion të gjithë atyre që marrin dhe do marirn shërbime arsimore një standard ekselence si ai i Universitetit të Kembrixhit”, u shpreh Rama, duke e cilësuar reformën si një moment të rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë dhe transparencës në sistemin arsimor në Shqipëri.

Në përfundim, kreu i qeverisë theksoi se transformimi digjital do të sjellë më shumë efikasitet dhe besueshmëri për qytetarët që përfitojnë nga shërbimet arsimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.