Politika

Marrëveshje ndërqeveritare në disa fusha mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo Maqedonase kanë vullnet të plotë për të ecur përpara me marrëveshjen e Ohrit. Po ashtu palët kanë vullnet për të ndërtuar disa projekte të përbashkëta, siç është e Rrugës së Dibrës apo hekurudha Ohër-Lin.

Këto ishin disa nga projektet e përbashkët mbi të cilat do fokusohet bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Kjo u bë me dije nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Rama tha se, “kryeministri Zoran Zaev shprehu vullnetin e tij të plotë për të ecur përpara me marrëveshjen e Ohrit, një marrëveshje  mjaft e rëndësishme për të dy vendet”.

Rama u shpreh se marrëdhëniet me Maqedoninë kanë njohur përmirësim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit. “Mbledhja e përbashkët është një dëshmi e vullnetit të përbashkët për të ecur përpara. Në marrëveshjet e nënshkruara u shpreh qartë vullneti për të ecur bashkë në projekte me interes të përbashkët, si rruga e Dibrës, apo linja e interkonjeksionit 400Kwh, ky e fundit është një projekt i përfituar nga pala maqedonase nga procesi i Berlinit”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se Durrësi është një portë e rëndësishme me Europën perëndimore për maqedoninë dhe për këtë Maqedonia ka projektin e hekurudhës Ohër-Lin”, vijoi Kryeministri.

Kryeministri Rama theksoi se mbetet me rëndësi implementimi i dygjuhësisë nga Maqedonia në të gjithë vendin.

“Shpresoj që ligji për shtrirjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të miratohet dhe zbatohet sa më shpejt. Alfabeti i manastirit duhet të transformohet si një qendër kulturore dhe artistike. Simbolika flet shumë për të gjithë së bashku. Ne kemi punuar dhe do të punojmë për mirëqenien dhe për sigurinë e plotë të potencialit të minoritetit maqedonas në Shqipëri. Miratimi i ligjit të ri, qeveria ka përmbushur një hap madhor në drejtim të respektimit të pakicave në të gjithë territorin. Ne nesër do të vizitojmë bashkinë e Pustenit, një bashki që në numër të vogël por që për ne ka një kuptim të veçantë si një territor ku duhet të mbizotërojë shembulli i respektit dhe garantimi i barazisë së plotë si qytetarë të Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Zaev: Shqipëria dhe Meqedonia presin çeljen e negociatave për anëtarësim në BE

Në konferencën e përbashkët, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në fjalën e tij  tha se e konsideroj takimn e sotëm të dy qeverive një takim historik dhe se është hapur një kapitull i ri mes dy vendeve. Zaev deklaroi se duhen ndërtuar marrëdhënie më të afërta mes dy vendeve, si një mundësi e mirë kjo jo vetëm për t’iu bashkuar familjes evropiane, por edhe për të krijuar paqe dhe stabilitet në rajon.Po ashtu, Zaev vuri theksin te thellimi i bashkëpunimit në fushat më të rëndësishme, si në infrastrukturë dhe siguri.  “Marrëdhëniet fqinjësore kanë domethënien e paqes e stabilitetit në rajon, por edhe ndihmojnë për anëtarësimin në BE, tha ai. Më tej, kryeministri i Maqedonisë  tha se qëllimet e dëshiruara mund t’i arrijmë vetëm me fqinjësi të përbashkët. Duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta.

“BE dhe NATO nuk janë vetëm interesa politike. Jemi të përkushtuar për një shoqëri qytetare me mundësi të barabarta për të gjithë. Jemi të përqendruar të bëjmë maksimumin. Të kalojmë pengesat dhe identifikojmë mundësitë e përbashkëta që do të mundësojnë ndërveprimin mes dy vendeve. Të përshpejtojmë projektet në infrastrukturë dhe siguri. Do t’i përkushtohemi të gjitha mundësive që do paraqesin lehtësi mes qytetarëve”, deklaroi Zaev.

“Me të drejtë presim që vitin tjetër Shqipëria dhe Maqedonia presin çeljen e negociatave, po ashtu Maqedonia prêt dhe antarësimin në NATO”, theksoi Zaev.

Pyetjes se ju keni jetësuar marrëveshjen e Ohrit, apo zyrtarizimin e gjuhës shqipe, Zaev iu përgjigj se ne aspektin formal dhe juridik, gjuha shqipe ka kaluar fazën në parlament, ku pas shqyrtimit të amendameteve dhe më pas kryetari i Kuvendit do të caktojë seancën për miratimin e amendamenteve. “I ftoj të gjitha forcat politike ta votojnë, sepse shqiptarët e meritojnë të drejtën e gjuhës amtare. Ligji besoj do të miratohen në fund të janarit”, tha Zaev. Pyetjes në lidhje me çeshtje të brendeshme të qeverise, se a mendohet një rikompozim i qeverisë, Zaev tha se kjo qeveri filloi punën me 29 nëntor, pas zgjedhjeve lokale dhe këtë e them se nuk mendoj të bëjmë rikompozim të qeverisë, por do të plotësojmë vendet vakant në qeveri”. “Besoj se të hënën do të kemi një qeveri të kompletuar”, tha Zaev.

Marrëveshje ndërqeveritare në disa fusha mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë, mbajtur sot në Pogradec janë nënshkruar disa marrëveshje mes dy vendeve.

Kështu Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Zoran Zaev nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare në kuadër të takimit të parë mes qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Të dy kryeministrat nënshkruan një memorandum mirëkuptimi mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çojnë në terrorizëm.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov nënshkruan një plan për bashkëpunim dhe konsultime mes dy ministrive për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Po ashtu u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm. Memorandumi u nënshkrua nga zv/ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Julian Hodaj dhe Zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm maqedonas, Oliver Spasovski.

Gjithashtu u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes Drejtorisë së Arkivave të Shqipërisë dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shkup. Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido dhe Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shkup, Skënder Hasani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button