☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.41 ▲1.02%
ARI 4,725 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,920 ▲ +1.68% ETH $2,099 ▲ +3.59% XRP $1.3412 ▲ +1.31% SOL $82.9900 ▲ +0.69%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.41 ▲1.02 % ARI 4,725 ▲0.99 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.41 ▲1.02 % ARI 4,725 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

MAS: Rreth 1601 romë më shumë të regjistruar në arsimin parauniversitar

Në konferencën kombëtare të organizuar ditën e sotme në hotel Tirana, mbi arsimin e fëmijëve rom u vu theksi tek sfidat e këtij komunitetit për të shkuar drejt mundësive të tyre, kryesisht për t’u arsimuar.

Nga-sfidat-drejt-mundesive-1Sipas Ministrisë së Arsimit, përgjatë vitit 2014-2015 janë regjistruar në arsimin parauniversitar 5766 fëmijë romë, pra rreth 1601 më shumë në krahasim me vitin e kaluar shkollor.

Sipas të dhënave nga kjo ministri , 921 fëmijë janë në arsimin parashkollor, pra janë 312 më shumë se një vit më parë. Nga arsimi parashkollor, 298 fëmijë janë pjesë e klasave përgatitore, 4437 nxënës romë në arsimin bazë dhe 408 në arsimin e mesëm. Ndërkohë,  për shkak të problematikave të këtij komunitetit, që lidhen jo vetëm me mentalitetin por edhe me të ardhurat, punësimin dhe jetesën, MAS ka siguruar tekstet shkollore falas për rreth 3219 nxënës romë.

Komuniteti Rom, ashtu si dhe në vendet e tjera Evropiane, karakterizohet nga një nivel i ulët arsimor, ku rreth 40.3% e tyre janë analfabetë dhe vetëm 16% e këtij komuniteti kanë përfunduar arsimin e detyrueshëm

Kjo konferencë në bashkpunim me Unicef, Save dhe Children dhe Koalicionin per Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri do të bëjë të mundur realizimin e një plani të përbashkët veprimi me qëllim që çdo fëmijë rom të bëhet pjesë e sistemit arsimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.