Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.52 ▲2.23%
ARI 4,750 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,028 ▼ -0.62% ETH $2,182 ▼ -2.41% XRP $1.3351 ▼ -2.68% SOL $82.3600 ▼ -2.69%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.52 ▲2.23 % ARI 4,750 ▼0.56 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.52 ▲2.23 % ARI 4,750 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Masa të forta sigurie para nisjes së seancës për votimin e Presidentit. Opozita nis protestën

Masa të forta sigurie në Kuvendin e Kosovës para nisjes së seancës së sotme, ku pritet të votohet presidenti i ri i vendit. Kandidatët janë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama.

Të gjithë deputetët i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm në hollin e Kuvendit dhe karriket e sallës së Kuvendit u kontrolluan një për një nga dy policë civilë.

Mësohet se deputetët e arrestuar të opozitës do të lejohen në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Të pranishëm në sallën e Kuvendit janë edhe përfaqësues të trupit diplomatik.

Pa nisur ende seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit, pranë selise së PDK-së në Prishtinë janë mbledhur dhjetëra simpatizantë të Hashim Thaçit, kandidatit për president, kryetar i kësaj partie.

Njësitë speciale kanë bllokuar rrugën që të çon nga kjo seli në sheshin “Nëna Terezë”, ku janë grumbulluar protestuesit e opozitës. Për disa minuta ka pasur një përplasje verbale mes dy palëve dhe parrulla kundër dhe pro Thaçit.

Ka nisur ndërkohë protesta e opozitës së bashkuar kundër marrëveshjeve me Serbinë. Protestuesit e opozitës kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit dhe zgjedhje të reja. Opozita po proteston edhe kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

Policia shmangu një përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe atyre të Thaçit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.