☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,813 ▼0.17%
DOW 47,915 ▼0.56%
NASDAQ 22,862 ▲0.17%
NAFTA 98.43 ▲0.57%
ARI 4,784 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,934 ▲ +0.69% ETH $2,243 ▲ +0.98% XRP $1.3520 ▼ -0.55% SOL $84.6400 ▲ +0.25%
S&P 500 6,813 ▼0.17 % DOW 47,915 ▼0.56 % NASDAQ 22,862 ▲0.17 % NAFTA 98.43 ▲0.57 % ARI 4,784 ▼0.71 % S&P 500 6,813 ▼0.17 % DOW 47,915 ▼0.56 % NASDAQ 22,862 ▲0.17 % NAFTA 98.43 ▲0.57 % ARI 4,784 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Masakra e Stambollit, shënjestra u ndryshua në fund

Mbrëmjen e ndërrimit të viteve ishte urdhëruar të sulmonte sheshin “Taksim” në Stamboll, por ndërroi mendje momentet e fundit duke zgjedhur klubin e natës “Reina”.

Kështu ka rrëfyer 33-vjeçari nga Uzbekistani që shkaktoi 39 viktima në orët e para të 1 janarit. “Shkova në sheshin “Taksim” në vigjilje të vitit të ri, por masat e sigurisë ishin tepër të larta dhe sulmi do të ishte i vështirë”, citohet të ketë thënë Abdulkadir Masharipov, nga gazeta turke Hurriyet.

Ai dëshmon më pas se kishte marrë udhëzime për të shënjestruar një tjetër zonë. “Lëviza përgjatë Bosforit me taksi rreth orës 10:00 të mbrëmjes dhe Reina mu duk i përshtatshëm për sulmin. Nuk pashë shumë masa sigurie”, ka vazhduar më tej terroristi.

Të martën guvernatori i Stambollit Vasip Sahin deklaroi se Masharipo e kishte pranuar fajësinë dhe se shenjat e gishtërinjve të tij përputheshin me ato që u gjetën në vendin e ngjarjes. Sahin e përshkroi Masharipovin si të edukuar dhe në gjendje për të folur 4 gjuhë.

Sipas autoriteteve turke, 33-vjeçari ishte trajnuar në Afganistan. Uzbeku raportohet t’i ketë thënë më herët hetuesve se kishte vepruar sipas urdhrave direkte të ISIS-it në Siri. Ai u arrestua të hënën në një apartament të periferisë së Esenyurt në Stamboll.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.