🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,918 ▲ +1.26% ETH $2,025 ▲ +1.79% XRP $1.3465 ▲ +1.3% SOL $83.4300 ▲ +0.64%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Masakra, lirohet Ballcaj. Xhuvani dhe Sida: Nuk mbaj mend asgjë

Sequence-07.Still050-640x340-320x170Lirohet një prej të arrestuarve e masakrës së ndodhur mëngjesin e djeshëm, me pasojë vrasjen e 4 personave. Burimet thonë se Albano Ballcaj, nuk ka lidhje me krimin dhe gjatë hetimeve nuk janë gjetur elementë që e përfshijnë të riun në vrasje.

Ai është djali i tezës së njërit prej viktimave, 19-vjeçarit, Arbër Demiraj, djalit të ish-prokurorit Skënder Demiraj. Ballacaj ka qenë në lokal së bashku me viktimën për të kaluar momente argëtimi në lokalin e natës “Ante Grand’, që ndodhet në rrugën e Elbasanit, pranë  shkollës së Gjuhëve të Huaja.

Me lirimin e Albano Ballcaj, ngushtohet rrethi i të dyshuarve, që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 4 personave. Paraprakisht thuhet se, djali i deputetes Luiza Xhuvani, Konstandin Xhuvani dhe Erald Sida, janë autorët kryesorë të vrasjeve. Ata kanë  thënë përpara grupit hetimor se nuk mbajnë mend asgjë në lidhje me atë që ka ndodhur dhe që nuk pranojnë autorësinë e krimit.

Viktimat e masakrës së djeshme janë Arbër Demiraj, 19 vjeç, Edison Jaho, 36 vjeç, Enea Xhaj, 38 vjeç, Giampaolo Azzolo, shtetas italian, 60 vjeç. Krimi është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit të së martës dhe brenda pak minutave policia arrestoi Konstandin Xhuvanin, 25 vjeç,  shoku i ngushtë i tij Erald Sida, 24 vjeç dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç. Ky i fundit u liria mëngjesin e sotëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.