Kronika

Mashtruan me TVSH, Prokuroria dërgon për gjykim 14 persona, dwmi 26 milione euro

korrupsionTirane; Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 14 shtetas, si edhe 9 kompani private të administruara nga këta shtetas, të akuzuar për përfshirjen në një skemë mashtruese të rimbursimit me TVSH-në. Sipas informacioneve që publikon Prokuroria, mësohet se dëmet e shkaktuara nga kjo skemë mashtrimi kap shifrat e rreth 26 milionë euro.
Bëhet e ditur se këta persona janë marrë me shit-blerjen dhe përpunimin e skrapit. Prokuroria e Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, ka arritur ta zbulojnë plotësisht këtë skemë dhe ndërkohë po përfundon hetimi edhe për pjesën tjetër të të akuzuarve, të cilët, së bashku me të akuzuarit e mësipërm, arrijnë në një total prej rreth 60 shtetasish dhe persona juridikë.
“Të gjithë këta shtetas dhe persona juridike akuzohen për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i K. Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i K. Penal dhe “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/2 i K. Penal.”-citohet në deklaratën e Prokurorisë. Ka përfunduar hetimi dhe dërgohen për gjykim shtetasit dhe personat juridikë si më poshtë:

Lista e personave të dërguar per gjykim nga Prokuroria e Tiranës
1. Agim Xhika, hetuar me masën arrest në burg
2. Josif Kadriaj, hetuar me arrest në burg
3. Maltin Lleshi, hetuar me arrest në burg
4. Ramiz Veizaj, hetuar me arrest në burg
5. Kadri Rama, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
6. Avni Hoxha, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
7. Robert Hoxha, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
8. Gjergji Lami, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi detyrim paraqitje)
9. Ilir Allmeta, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
10. Flamur Gjinaj, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
11. Juxhin Zeqaj, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
12. Përparim Zeqaj, hetuar me arrest në burg (më pas, arrest në shtëpi)
13. Durim Musa, hetuar me arrest në burg (në mungesë)
14. Krenar Mukaj, hetuar me arrest në burg në mungesë, më pas detyrim paraqitje

Hetimi
Hetimi ka nisur bazuar në materialin e referuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe është regjistruar procedim penal për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i K. Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i K. Penal dhe “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/2 i K. Penal.
“Nga hetimet e deritanishme rezulton se: Subjektet tregtare, të konsideruara të Nivelit II, sasitë e Skrapit i sigurojnë duke e blerë nga shtetas të ndryshëm, nga fitimi i tenderëve të ndryshëm për blerje hekuri për SKRAP (kryesisht nga demontimi i ish fabrikave te ndryshme), apo nga subjekte të tjerë, të cilët janë te regjistruar ne QKR dhe ne Sistemin Informatik te Tatimeve, me aktivitet grumbullim e shitje Skrapi. Por, në fakt shumica e subjekteve, të konsideruara të Nivelit III , janë të regjistruar si ne QKR ashtu edhe ne tatime ne mënyre fiktive, vetëm për te tërhequr blloqet me fatura TVSH-je ne Drejtoritë Rajonale te Tatimeve, dhe përdorimin e këtyre blloqeve, duke lëshuar fatura shitje me TVSH fiktive, për shitje SKRAPI, për subjektet e Nivelit II. Pra, fiktiviteti i faturës qëndron në faktin se është bërë vetëm lëshim i faturës tatimore të shitjes, për efekt te kreditimit te TVSH-së, nga subjektet e nivelit te dyte, pa derguar ne fakt mallin (SKRAPIN).

Nisur nga këqyrjet e vendeve te ushtrimit te aktivitetit, deklarimet e shtetasve dhe deklarimet ne sistemin informatik te tatimeve, etj, rezulton se shumica e subjekteve te nivelit te III, janë krijuar nga vete administratoret e subjekteve te nivelit te II, kjo duke shfrytëzuar njohjet e tyre me persona me gjendje te rende ekonomike, persona te panjohur ne shoqëri, apo persona qe nuk kane fare dijeni mbi legjislacionin tatimor dhe pasojat qe sjellin këto krijime Niptesh, te cilëve, kundrejt pagesave ne shuma te vogla ju kane marre dokumentacionin personal si pasaporte, karte identiteti etj, dhe me këtë dokumentacion kane bere regjistrimet e subjekteve ne QKR e për rrjedhoje dhe ne Tatime, dhe me pas kane tërhequr ne Drejtoritë Rajonale te Tatimeve edhe Blloqet me faturat e TVSH-së. Këto subjekte te Nivelit te III, kane lëshuar fatura tatimore shitje për subjektet e nivelit te II ne sasinë qe ju nevojiteshin këtyre subjekteve te nivelit te II, ne shumicën e rasteve nuk i kane deklaruar këto fatura ne shitje, ne disa raste i kane bere deklarimet ne shitje por nuk kane blerje, por ne SIT rezultojnë FDP e TVSH sikur kane blerje, pra kryejnë me dashje mashtrimin duke bere deklarim fiktiv.

Nga verifikimi ne SIT (sistemi i Drejtorisë se Përgjithshme te Tatimeve) rezulton se subjektet e nivelit te II i kane deklaruar te gjitha këto fatura ne blerje, duke bere te mundur kreditimin e TVSH-së për çdo fature ne blerje. Si pasoje, nga mosdeklarimi ne shitje nga subjektet e nivelit te III i faturave tatimore te Shitjes, nuk behet derdhja e TVSH se dale nga këto fatura ne organet shtetërore, pasi janë fatura te padeklaruara, ndërkohe qe nga deklarimi i tyre nga subjektet blerëse (siç i përshkruam subjekte te nivelit te II) u jep te drejtën atyre që të kërkojnë kreditimin e shumave te TVSH-së te dala nga këto fatura, kreditim qe është bere faktikisht. Nga funksionimi i kësaj skeme për një periudhe te gjate kohe rezulton se ajo i ka sjellë dëme të konsiderueshme shtetit, një dem qe nga vlerësimet e administratës tatimore arrin rreth 26 milion dollarë.”-përfundon deklarata e Prokurorisë së Tiranës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button