Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.59 ▼1%
ARI 4,652 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,414 ▼ -1.29% ETH $2,147 ▼ -2.53% XRP $1.4525 ▼ -0.98% SOL $89.0900 ▼ -1.44%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.59 ▼1 % ARI 4,652 ▲1 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.59 ▼1 % ARI 4,652 ▲1 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Matchmaker Albania 2 mbledh biznese dhe investitorë, mundësi për zgjerim në tregje të reja

Shqipëria përgatitet për edicionin e dytë të Matchmaker Albania, aktiviteti më i madh i biznesit në vend, që këtë vit do të mbahet më 26 mars në Pallatin e Kongreseve.

Ky aktivitet, i organizuar nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), synon të krijojë një platformë ku bizneset vendase dhe investitorët e huaj të lidhen, të diskutojnë dhe të krijojnë marrëveshje konkrete që nxisin zhvillimin ekonomik të vendit.
Edicioni i parë i Matchmaker Albania, që u mbajt një vit më parë, arriti të përfshijë mbi 40 shtete, me më shumë se 500 investitorë dhe mbi 1000 pjesëmarrës të përfshirë në takime të dedikuara për tregtinë, ekonominë dhe investimet.

“Ky sukses tregoi se Shqipëria kishte nevojë për një platformë të tillë që jo vetëm promovon vendin, por krijon mundësi konkrete për bashkëpunim dhe rritje biznesi”, bën të ditur AIDA.

Sipas AIDA-s, Matchmaker Albania 2 nuk është një panair produktesh apo një ekspozitë reklamuese. “Është një ditë ku flitet për atë që është bërë deri tani, për arritjet e kompanive dhe sfidat që duhet të kapërcehen për të rritur investimet dhe për të fuqizuar ekonominë”, thekson AIDA.

Ky aktivitet bashkon në një vend të gjithë aktorët kyç: institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, bizneset inovative dhe investitorët e huaj, duke mundësuar zgjidhje të menjëhershme për problematikat e tregut dhe nxitjen e marrëveshjeve konkrete.

Pjesëmarrja në Matchmaker Albania 2 është një mundësi e jashtëzakonshme për bizneset shqiptare që kërkojnë të rriten dhe të dalin në tregjet ndërkombëtare.

“Për investitorët e huaj, ky është momenti për të hyrë në një treg me potencial të lartë, për të takuar partnerët strategjikë vendas dhe për të krijuar sinergji që mund të sjellin fitime dhe zhvillim të qëndrueshëm”, thekson AIDA.

Sipas AIDA-s, edicioni i këtij viti i Matchmaker Albania do të fokusohet në katër sektorë kyç që konsiderohen shtylla të zhvillimit dhe inovacionit në Shqipëri.

Sektori i parë, Future Estate, përqendrohet në zhvillimin e pasurive të paluajtshme dhe turizmit, duke promovuar projekte të qëndrueshme dhe infrastrukturë moderne që përmirëson mikpritjen dhe kapacitetet turistike të vendit.

Smart Agriculture synon modernizimin e bujqësisë përmes teknologjisë, duke rritur produktivitetin dhe efikasitetin e fermave.

Ndërsa Digital Horizons fokusohet në transformimin digjital dhe mbështetjen e startup-eve dhe inovacionit teknologjik, duke krijuar mundësi për ndryshime të thella në modelin ekonomik.

Sektori Power Next, i përqendruar tek energjia, promovon investimet në energjinë e pastër dhe tranzicionin energjetik, duke ofruar projekte me ndikim afatgjatë dhe miqësore me mjedisin.

Këta sektorë përfaqësojnë jo vetëm potencialin aktual të vendit, por edhe drejtimin strategjik të Shqipërisë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, konkurrueshmërisë ndërkombëtare dhe të ardhmes digjitale dhe ekologjike.

Aida bën të ditur se ky vit sjell më shumë qartësi dhe fokus te marrëveshjet konkrete.

“Një javë para eventit, janë regjistruar mbi 500 pjesëmarrës nga 25 shtete dhe janë koordinuar mbi 300 takime B2B, që synojnë të sjellin rezultate konkrete në terren. Ky aktivitet po kthehet nga një event prezantues në një mekanizëm të fuqishëm zhvillimi ekonomik, ku çdo aktor mund të kontribuojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në investime, bashkëpunime dhe rritje të biznesit”, informoi AIDA.

Matchmaker Albania po kthehet në një traditë, si eventi më i madh i investimeve dhe biznesit në vendin tonë. Një ditë ku flitet për biznes, si qëllim.

/r.e/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.