Max Verstappen rinovon me Red Bull-in, zyrtare kontrata e re deri në vitin 2030
Nuk ka lamtumirë. Piloti holandez ka zgjatur kontratën me skuderinë austriake. E mëparshmja skadonte në vitin 2028.
Max Verstappen u jep fund zërave për një largim të mundshëm dhe rinovon me Red Bull-in. Ai ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2030. “Jam vërtet shumë i kënaqur me rinovimin e kontratës”, – ka thënë Max.
Akordi i mëparshëm skadonte në 2028-ën dhe Verstappen, pas bisedimeve të lëna pezull, ka zgjedhur të qëndrojë. “Kemi njerëzit më të mirë dhe jam entuziast që do të vazhdojmë të punojmë bashkë për t’u kthyer sërish në maja. Ky mbetet objektivi kryesor, për të cilin kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë”, – ka theksuar piloti holandez.
Me rinovimin e Verstappen, merkatoja e pilotëve humbet rëndësinë. Edhe nëse jo gjithçka ka përfunduar, emri më i rëndësishëm në qarkullim tani do të mungojë. Edhe me rinovimin e Carlos Sainz me Williams, marzhi i ndryshimeve në timonin e makinave limitohet ndjeshëm.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.