🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.22 ▲0.14%
ARI 4,041 ▲2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,470 ▲ +2.46% ETH $2,327 ▲ +3.29% XRP $1.2812 ▲ +2.32% SOL $93.4200 ▲ +1.88%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

Më 7 maj të këtij viti Genta Bungo mori 83 vota si komisionerja e re për mbrojtjen nga Diskriminimi. Bungo u zgjodh vetëm me votat e socialistëve dhe me kundërshtinë e demokratëve!

Por 3 muaj më pas, zgjedhja e saj është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga një tjetër kandidate që synonte postim.

Ish-kolegia e Genta Bungos në komisionin e vettingut, Rozeta Ivanova pretendon parregullsi gjatë procedurës së zgjedhjes së Komisioneres dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të datës 7 Maj 2026.

Në fakt sipas Ivanovës ka qenë Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik i cili ka kryer shkelje kushtetuese kur nuk e ka dëgjuar atë në një seance të hapur. Por referuar seancës së datës 8 prill të vitit 2026 Komisioni e kishte ftuar Rozeta Ivanovën për tu dëgjuar por ajo nuk ka marrë pjesë në seancë!

Burime pranë Kuvendit thanë se Ivanova kishte lajmëruar kuvendin për mungesën e saj dhe kishte kërkuar një orë ose ditë tjetër për tu dëgjuar gjë e cila nuk ka ndodhur, ndaj ajo kërkon në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e Kuvendit për zgjedhjen e Komisionerit.

Padia është dorëzuar ditën e fundit të korrikut, ndërsa si relatore është caktuar gjyqtarja kushtetuese Marjana Semini.

Fillimisht do të jetë në dorën e Kolegjit të Gjykatës përbërë nga 3 anëtare nëse padia e Ivanovës do të pranohet për shqyrtim në themel, e më pas 8 anëtarët do të vendosin në lidhje me themeli ne çështjes nëse kalon filtrin e parë.

Bungo që më herët ka shërbyer si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit kandidoi dhe i zuri vendin vetëm e Robert Gajdës mandati i të cilit në krye të KMD kishte mbaruar prej 2 vitesh.

Emërimi i Bungos, shënon rastin e dytë të kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të një emërimi nga parlamenti në intsitucionet e pavarura.

Disa javë më herët vendimin e Kuvendit për Zgjedhjen e Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit e kishte kundërshtuar individualisht Adriana Kalaja e cila ishte pjesë e Garës por gjykata Kushtetuese nuk e kishte pranuar ankimin individual, ndërsa aktualisht, zgjedhja e Shabanit, po shqyrtohet në kushtetuese pas padisë që ka depozituar grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.