☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.89 ▲0.98%
ARI 4,606 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,630 ▼ -1.59% ETH $2,039 ▼ -1.7% XRP $1.3151 ▼ -2.72% SOL $80.6900 ▼ -4.28%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mazhoranca nuk ka plan ekonomik për të luftuar varfërinë

“Kjo mazhorancë nuk ka një program qeverisës apo një plan ekonomik për të luftuar varfërinë”, u shpreh, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë tryezës së organizuar nga LSI për buxhetin dhe paketën fiskale

Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar ditën e sotme një tryezë diskutimi në lidhje me buxhetin dhe paketën fiskale.

Kryemadhi tha se mazhoranca aktuale nuk ka një program qeverisës apo plan ekonomik për të luftuar varfërinë dhe për të ngushtuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve.

“Kjo qeveri ka një politikë për të stimuluar oligarkët dhe klientët e qeverisë së vet. Nuk ka politika ekonomike për të stimuluar punësimin, prodhimin vendas dhe eksportet shqiptare”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shtoi se, “buxheti i 2018-ës tashmë është mëse e qartë për të gjithë që rrit taksat për 99% të shqiptarëve, të cilët janë të varfër dhe të klasës së mesme dhe ul taksat për 1 % të bizneseve dhe oligarkëve që janë pjesë e qeverisë”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në këtë takim merrnin pjesë deputetë të grupit parlamentar të LSI-së, ekspertë të fushës ekonomike, akademikë, studentë dhe përfaqësues të grupeve të interesit nga biznesi i vogël e i mesëm, industria fason etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.