Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,587 ▲0.46%
DOW 46,420 ▲0.64%
NASDAQ 21,887 ▲0.57%
NAFTA 91.29 ▼1.15%
ARI 4,531 ▲2.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,881 ▲ +1.84% ETH $2,166 ▲ +1.92% XRP $1.4125 ▲ +1.47% SOL $91.7400 ▲ +2.96%
S&P 500 6,587 ▲0.46 % DOW 46,420 ▲0.64 % NASDAQ 21,887 ▲0.57 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,531 ▲2.93 % S&P 500 6,587 ▲0.46 % DOW 46,420 ▲0.64 % NASDAQ 21,887 ▲0.57 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,531 ▲2.93 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mazreku: Deklarata për luftë me Malin e Zi, shpallje e vetëvrasjes

Deklarata e Ish-Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti se versioni aktual i demarkacionit mund të prodhojë luftë me Malin e Zi mund të dëmtojë edhe proceset integruese të Kosovës, edhe për faktin se Mali i Zi ka marrë ftesën e antarësimit në NATO.

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku ka shprehur për Gazetën Express se deklaratat e tilla nga liderë politikë duke i shpallur një vendi që ka marrë ftesë në NATO është shpallje e vetëvrasjes.

“Unë mendoj që shumica e veprimeve të krahut opozitar janë jo racionale politikish. Deklarata për luftë ndaj nje shteti që ka marrë ftese në NATO është diçka që askush nga politikanët e Kosovës nuk e ka prit, as nuk do dëshironte ta dëgjonte nje deklaratë të tillë. Përderisa Kosova vetë dhe proçesi i shtetformimit, se ende nuk është përfunduar ky shtetformim për arsyen se nuk është anëtar i OKB. Deklaratat e tilla nga liderë politikë duke i shpallur një vendi që ka marrë ftesë në NATO është shpallje e vetëvrasjes.”

Njëkohësisht shtetet fqinje çdo ditë edhe më shumë po e lenë prapa Kosovën në procesin e Integrimit Evropian. Ditën e kaluar Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së, i kryesuar nga Ministri i deleguar Qeverisës së Sllovakisë, Ivan Korcok ka pranuar kërkesën e Bosnjës dhe Hercegovinës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Nëse nuk gjendet një zgjidhje për Demarkacionin në konsensus me kërkesat e BE edhe procesi i liberalizimit të vizave do të jetë i vështirë për Kosovën. Një pranim i mundshëm i Shqipërisë në BE do të sjellë edhe faktin se do të duhet vizë për shtetasit e Kosovës që të hyjnë në Shqipëri.

Në lidhje me procesin e integrimit evropian Mazreku tha se Kosova në raport me vendet e rajonit është aq prapa për aq kohë sa Kosovës i mungojnë pesë njohjet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Është pretendim imagjinar kur mendohet se Kosova mund të ketë marrëdhënie normale me BE. Në kuadër të politikës së jashtme e të zgjermit në komisionet e jashtme shumica e vendimeve janë konsensuale që nënkupton se në BE shumica e vendimeve janë konsensuale, që nënkupton që të gjitha shtetet anëtare të BE duhet të pajtohen me një vendim politik eventual, në këtë rast për Kosovën nuk mund të parashikohet një vendim normal politik.” theksoi Mazreku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.