☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.43 ▼3.25%
ARI 4,995 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,324 ▼ -0.07% ETH $2,335 ▲ +1.04% XRP $1.5293 ▼ -0.75% SOL $94.6200 ▲ +0.99%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.43 ▼3.25 % ARI 4,995 ▼0.27 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.43 ▼3.25 % ARI 4,995 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kronika

MB, tjetër apel qytetarëve: Mos u mashtroni, nuk ka shanse për azil në zonën “Shengen”

Ndërsa ka publikuar shifrat për 72 orët e fundit, përgjatë të cilave u është refuzuar e drejta e udhëtimit në zonën “Shengen” qindra shtetasve shqiptarë, Ministria e Brendshme ka apeluar edhe sot ndaj qytetarëve që “të distancohen nga persona që mashtrojnë, duke u ofruar azil në vendet e BE-së”.

1429009217shengenshkelesit“Përgjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit u ka refuzuar të drejtën e udhëtimit në zonën Shengen rreth 750 shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, të cilët rezultuan në shkelje të procedurave për udhëtim në hapësirën ‘Shengen’. Policia ka shtuar masat e kontrollit në pikat kufitare, me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ftuar edhe një herë qytetarët “të respektojnë rregullat e lëvizjes në zonën ‘Shengen’, duke udhëtuar me dokumentacionin e rregullt dhe duke respektuar ditët e qëndrimit”.

“Rikujtojmë se është absolutisht e pamundur që shtetasit shqiptar, të fitojnë azil politik në vendet e BE-së”, thekson Ministria e Brendshme, sipas së cilës, Policia e Shtetit ka nisur hetimet mbi raste të mundshme trafikimi të qënieve njerëzore, me qëllimin evidentimin e çdo rrjeti apo skeme mashtruese për përfitimin e azilit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.