🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,878 ▼ -0.03% ETH $2,054 ▼ -0.15% XRP $1.3187 ▲ +0.34% SOL $80.2300 ▲ +1.76%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Mbahet në Tiranë “Forumi i kryebashkiakëve për transformim urban”

10386889_1545370439012807_3127726920534078972_o-430x350“Forumi i Kryebashkiakëve për Transformimin Urban” u organizua për herë të pare në 29 dhe 30 shtator në Tiranë, për të mundësuar diskutimin e hapur mes pushtetit qendror, njësive të qeverisjes vendore dhe profesionistëve.

Aktiviteti kombëtar është organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në bashkëpunim me Projektin e USAID “Për Planifikim dhe Qeverisje Vendore” (PLGP) dhe Universiteti Polis, në kuadër të “Javëve të Arkitekturës në Tiranë 2014”.

Ky aktivitet kombëtar ka për qëllim të sjellë në një platformë të përbashkët, autoritetet qendrore të planifikimit, kryebashkiakë nga vendi si dhe homologë të huaj, për të ndarë mes tyre vizione dhe çështje, si dhe për të shkëmbyer eksperienca të menaxhimit urban dhe mënyra efektive për të zgjidhur sfidat e sotme në qytetet shqiptare.

Mbahet në Tiranë, 'Forumi i kryebashkiakëve për transformim urban'

Një aspekt shumë i rëndësishëm i “Forumit të Kryebashkiakëve për Transformimin Urban” është diskutimi i projekteve të mundshme, që mund të shndërrohen në ndërhyrje konkrete përmirësuese në disa bashki të vendit, me mbështetjen e AKPT dhe projektit të USAID “Për Planifikim dhe Qeverisje Vendore”.

I pranishëm në këtë aktivitet, Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve midis të tjerash tha: “Ne jemi të bindur për nevojën e një Rilindjeje Urbane dhe do të japim asistencën teknike e financiare për masterplane, urbanizimin dhe rigjenerimin urban të qyteteve shqiptare”.

Forumi i Kryebashkiakëve – “Projektet e Ripërtëritjes Urbane: Nga Planet drejt Projekteve të Transformimit Urban”, është pjesë e Javëve të Arkitekturës në Tiranë 2014, një aktivitet i dimensioneve ndërkombëtare që zhvillohet, me qëllimin për të promovuar shkëmbimin ndërkombëtar të njohurive mes profesionistëve dhe për të rritur interesin e publikut në çështje të arkitekturës, artit dhe dizajnit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.