☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.05 ▲1.65%
ARI 4,712 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,799 ▼ -0.24% ETH $2,094 ▲ +0.96% XRP $1.3352 ▼ -0.29% SOL $82.7600 ▼ -1.3%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.05 ▲1.65 % ARI 4,712 ▲0.71 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.05 ▲1.65 % ARI 4,712 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Mbërrin helikopteri i emergjencave

Shërbimi Kombëtar i Emergjencës do të ketë tanimë 5 helikopterë për të transportuar të sëmurë apo të plagosur nga vendi i ngjarjes në spital.

helikopteri-riHelikopteri i shumëpërfolur, që u ble me fonde nga buxheti i vitit 2014, ka mbërritur duke qenë dhe i vetmi helikopter i pajisur me aparatura mjekësore reanimatore dhe që mund të transportojë dy barrela njëkohësisht, të shoqëruar nga një mjek.

Dr. Skënder Brataj, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, tha se “tanimë kemi mundësinë e transportimit të dy pacientëve njëkohësisht”. Sipas tij, helikopteri ka një autonomi 3 orë në fluturim dhe në të janë edhe mjetet e reanimacionit, së bashku me 3 bombula oksigjeni”.

Helikopteri i tipit Airbus, i standardeve europiane, mund të transportojë edhe pacientë jashtë Shqipërisë, pasi me 4 helikopterët ekzistues nuk mund të ofrohej ky shërbim.

Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë, beson se “me këtë helikopter të ri do të mund të ofrojmë një shërbim edhe më cilësor”. “Helikopteri ka pajisje më cilësore në krahasim me ato që kemi deri më sot. Do të vazhdojmë të fuqizojmë Shërbimin Kombëtar të Urgjencës. Kemi filluar me bazën ligjore tashmë”, shtoi Beqaj.

Shpesh, për arsye të terrenit të vështirë apo kushteve të motit, helikopterët ekzistues të shëndetësisë nuk kanë mundur të transportojnë pacientin nga zona të largëta drejt spitalit.

Helikopteri i ri, përveçse është i mirëkompletuar me pajisje shëndetësore, disponon dhe vinç të posaçëm në rastet kur nuk mund të ulet.

I pyetur në lidhje me akuzat që iu bënë për blerjen e helikopterit, ministri Beqaj tha se shërbimi i munguar deri më tani e që ky helikopter ofron, është përgjigja më e mirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.