☁️
Tiranë 10°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 97.53 ▲2.07%
ARI 4,504 ▼2.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,198 ▼ -0.15% ETH $2,134 ▼ -0.46% XRP $1.4354 ▼ -0.69% SOL $89.1700 ▲ +0.25%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.53 ▲2.07 % ARI 4,504 ▼2.2 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.53 ▲2.07 % ARI 4,504 ▼2.2 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mbërrin në Durrës anija e dytë me mbi 16 mijë ton tuba për gazsjellësin TAP

Sot paradite në Terminalin Lindor të portit të Durrësit ka nisur përpunimi i anijes “Red Jacket”, e cila ka sjellë ngarkesën e dytë më tuba që do të shërbejnë për gazsjellësin Trans Adriatik TAP që kalon në vendin tonë.
Nga të dhënat paraprake në Terminalin Lindor, mësohet se anija do të shkarkojë 16 453 tonë tuba çeliku në kalatën 10 për llogari të gazsjellësit TAP.
Para një muaji, në udhëtimin e saj të parë kjo anije solli 13.374 ton tuba të dimensioneve të ndryshme, rreth 1400 tuba me gjatësi 12 dhe 18 metra. Më pas janë shkarkuar edhe anijet “Blue Tide” me 8780 ton dhe “Sun shine” me 13312 ton tubacione.
Anija “Red Jacket” me një gjatësi 188 metra dhe gjërësi 32 metra, ka një kapacitet prej 52 mijë ton. Ajo është ankoruar në kalatën 10 të portit të Durrësit dhe tashmë ka nisur përpunimi i saj.  
Porti-i-Durresit-Foto-Gezim-Kabashi-295x200Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) do të nisë në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë. Nga kjo pikë TAP-i do të vazhdojë në pjesën tokësore, duke përshkuar të gjithë territorin e Greqisë së Veriut, që është dhe pjesa më e gjatë dhe më pas për 215 km do të vazhdojë drejt perëndimit përmes Shqipërisë deri në bregdetin e Adriatikut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.