☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,567 ▲ +2.46% ETH $2,372 ▲ +2.99% XRP $1.3304 ▲ +2.91% SOL $103.1300 ▲ +3.74%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Mbi 14 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit gjatë muajit gusht

Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” mbetet një prej destinacioneve më të vizituara të qytetit të Beratit.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, njëherësh drejtues politik i PS për qarkun Berat, u shpreh sot se “vetëm gjatë muajit Gusht, rreth 14 mijë vizitorë vizituan këtë thesar të trashëgimisë sonë kulturore, 4 mijë më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”.

Demo e cilësoi këtë një tjetër tregues të fortë të rritjes së interesit për trashëgiminë kulturore dhe historinë e Beratit, duke e konsoliduar qytetin gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipërisë.

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat administron Muzeun “Onufri”, si edhe muzeun Etnografik, të cilët mbledhin, ruajnë dhe promovojnë koleksione me vlerë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe zonës përreth.

Berati, i njohur për vlerat e jashtëzakonshme historike dhe kulturore, e ka kthyer muzeun “Onufri” në një prej pikave më të rëndësishme të itinerarit të vizitorëve në qytetin muze, duke dëshmuar se trashëgimia historike e vendit është një pasuri që ruhet dhe përcillet brez pas brezi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.