☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,567 ▲ +2.46% ETH $2,372 ▲ +2.99% XRP $1.3304 ▲ +2.91% SOL $103.1300 ▲ +3.74%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Te Rrapi, te Klubi i Gjuetarëve…

GJIROKASTËR, 2 shtator, ATSH/ Në Gjirokastër ka vende që nuk i ruan vetëm historia, por edhe kujtesa e njerëzve.

Pranë rrapit të njohur të Pazarit, Klubi i Gjuetarëve u kthye pas vitit 1947 në një nga pikat e njohura të jetës së qytetit. Dikur hapësirë e kafenesë së Prefekturës, aty u vendosën zyrat e shoqatës, salla e mbledhjeve e leximit dhe, mbi të gjitha, një vend ku gjirokastritët mblidheshin për kafe, raki, biseda e shoqëri.

Ndër vite, aty shërbyen Qemo Gega, Malo Shehu e Kato Bedjava, ndërsa mezet me mish gjahu përgatiteshin nga Cile Muka.

Por Klubi i Gjuetarëve u bë shumë më tepër se një klub. U bë një pikë takimi për njerëzit e qytetit. “Te rrapi, te Klubi i Gjuetarëve” ishte një adresë e njohur për një kafe, një muhabet apo një takim mes miqsh.

Edhe Dritëro Agolli, në kujtimet për Alizot Emirin, sjell këtë vend si pjesë të jetës së përditshme të Gjirokastrës, kur për kafe zgjedhja ishte pikërisht “te rrapi, te Klubi i Gjuetarëve”.

Sot, bashkë me emrin e tij kujtohet një Gjirokastër e bisedave të gjata, takimeve të rastësishme dhe shoqërisë rreth një kafeje a një gote raki.

Sepse qytetet nuk jetojnë vetëm në gurët e tyre.
Jetojnë edhe në kujtimet e njerëzve.

📸 Foto e vjetër: Klubi i Gjuetarëve / Rrapi te Klubi i Gjuetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.