☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,358 ▼ -1.51% ETH $2,246 ▼ -0.07% XRP $1.2486 ▼ -1.33% SOL $96.1600 ▼ -1.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ilir Deda: Problemi i gjashtë deputetëve të LDK-së është Bekim Sejdiu, e jo Kurti e LVV-ja

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka reaguar lidhur me kundërshtimin e gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut për president.

Deda ka hedhur kritika të drejtpërdrejta ndaj deputetëve, duke argumentuar se kundërshtimi i tyre nuk lidhet me Albin Kurtin apo Lëvizjen Vetëvendosje, por me vetë Sejdiun dhe vendimet e tij të mëparshme si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka rikujtuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Qeverinë Hoti, duke theksuar se Sejdiu nuk e kishte “rrëzuar” atë qeveri, por se Kushtetuesja kishte konstatuar se vota me të cilën ishte zgjedhur qeveria ishte e pavlefshme.

“Tash po bëhet më e qartë se problemi i gjashtë deputetëve të LDK-së nuk është as Albin Kurti, as LVV por Bekim Sejdiu, sepse si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk e kishte mbivendosë interesin e LDK-së ndaj Kushtetutës. Bekim Sejdiu nuk e rrëzoi Qeverinë Hoti, por rrëzoi fakti se ishte zgjedhur me një votë të pavlefshme. Këtë Kushtetuesja e konstatoi njëzëri.”, ka shkruar Deda.

Në reagimin e tij, ish-deputeti ngre edhe pyetjen nëse mbrojtja e Kushtetutës duhet të jetë pikërisht një nga parimet kryesore që duhet ta udhëheqë një president, pavarësisht interesave partiake.

Deda e cilëson qëndrimin e gjashtë deputetëve si një formë të “hakmarrjes ndaj institucionalizmit”, duke argumentuar se refuzimi i Sejdiut mund të lidhet me vendimin e tij të atëhershëm për të mbrojtur Kushtetutën, edhe kur ky vendim kishte pasoja politike për LDK-në. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.