🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 90.65 ▼0.4%
ARI 4,483 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $77,950 ▲ +1.11% ETH $2,407 ▲ +0.06% XRP $1.3729 ▲ +2.78% SOL $100.8100 ▲ +1.51%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.65 ▼0.4 % ARI 4,483 ▲1.55 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.65 ▼0.4 % ARI 4,483 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Teatri Kombëtar mbylli sezonin me 95 shfaqje dhe mbi 10 milionë lekë të ardhura

Teatri Kombëtar ka mbyllur një sezon të suksesshëm artistik, duke konfirmuar rolin e tij si një nga institucionet më të rëndësishme të jetës kulturore në vend dhe si një hapësirë e gjallë takimi mes artistëve dhe publikut.

Ministr i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “nga shtatori 2025 deri në maj 2026, skena e Teatrit Kombëtar jetoi përmes 95 shfaqjeve”.

Shfaqjet e vëna në skenë sollën për publikun një larmi veprash, interpretimesh dhe emocionesh artistike. Nga dramat klasike dhe bashkëkohore, te produksionet që trajtuan tema sociale e njerëzore, repertori i sezonit krijoi mundësinë për një dialog të vazhdueshëm mes artit dhe spektatorit.

Interesi i publikut për shfaqjet teatrore u reflektua edhe në shifra.

“Gjatë këtij sezoni u shitën mbi 20 mijë bileta, ndërsa të ardhurat e realizuara nga shitja e tyre kapën vlerën e mbi 10 milionë lekëve”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se “pas çdo perdeje që u ngrit, çdo personazhi që mori jetë në skenë dhe çdo emocioni që mbërriti te publiku, qëndron puna e përditshme dhe përkushtimi i një ekipi të gjerë artistik e teknik”.

Aktorë, regjisorë, skenografë, kostumografë, dramaturgë, ndriçues, teknikë dhe i gjithë stafi i Teatrit Kombëtar u bënë pjesë e këtij rrugëtimi, duke dhënë secili kontributin e tij në realizimin e produksioneve që u ngjitën në skenë përgjatë sezonit.

Teatri është një art kolektiv, ku suksesi i një shfaqjeje ndërtohet nga puna e shumë njerëzve, shpesh edhe e atyre që mbeten pas skenës, por që janë pjesë thelbësore e magjisë që përcillet te spektatori.

Bilanci i këtij sezoni nuk matet vetëm me numrin e shfaqjeve, biletave të shitura apo të ardhurave të realizuara. Ai përfaqëson mbi të gjitha një sezon të mbushur me krijimtari, përvoja artistike dhe emocione të ndara me publikun.

Mijëra spektatorë dhe duartrokitje të shumta përbëjnë kështu rrugëtimin e një sezoni të ndërtuar së bashku, me pasion, punë dhe përkushtim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.