Mbi 60% e bizneseve të huaja në vend nga BE, mbajnë 20% të të punësuarve
Një raport i INSTAT-it për ecurinë e ndërmarrjeve te huaja, tregon se në vitin 2024 numëroheshin 7007 kompani, me rritje 1%, në krahasim me vitin 2023.
Sipas origjinës, ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zunë mesatarisht 61% të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa ato nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësonin 12 % të këtyre ndërmarrjeve.
Në ekonominë shqiptare, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Shtetet e Bashkimit Evropian janë mbizotëruese në shërbime të tjera, tregti dhe Industri.
Kompanitë që kanë deri në 9 të punësuar zinin 85%, ndërsa ndërmarrjet me mbi 250 të punësuar mbulonin 1,4 %.
Të dhënat e detajuara tregojnë mbanin 19 % të punësimit gjithsej dhe 20% të shitjeve neto.
Shtetet e BE-së përfaqësojnë pjesën më të madhe të punësimit në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta. Në vitin 2024 këto shtete kanë zënë 64% të punësimit në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta”, theksohet në raportin e INSTAT.
Shqipëria është shndërruar vitet e fundit në një vend tërheqës për investimet e huaja. Vitin e kaluar, stoku i këtij kapitali arriti në mbi 1.5 miliardë euro, ku rreth 33% e tij ishin në pasuri të paluajtshme.
The post Mbi 60% e bizneseve të huaja në vend nga BE, mbajnë 20% të të punësuarve appeared first on Euronews Albania.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.