🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.27 ▼0.12%
ARI 4,718 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,131 ▼ -1.07% ETH $2,129 ▼ -1.36% XRP $1.3210 ▼ -2.44% SOL $80.4500 ▼ -2.59%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.27 ▼0.12 % ARI 4,718 ▲0.72 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.27 ▼0.12 % ARI 4,718 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Mbledhja e KLP, sot çelet gara për prokurorin e përgjithshëm

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet këtë të martë prej orës 10 në atë që rezulton të jetë mbledhja e 8 e këtij institucioni të ri të ngritur prej miratimit të Reformës në Drejtësi, me në fokus dy çështje të rëndësishme.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje pritet të miratohet projektrregullorja mbi “kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, e quajtur ndryshe SPAK.

Procesi do të monitorohet nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si pikë e dytë e rendit të ditës është edhe miratimi i rregullores për “kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”, miratim pas të cilit do të bëhet edhe çelja e garës. Brenda 30 ditëve nga ky hap bëhet shprehja e interesit nga palët e interesuara për të kandiduar.

E kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga çelja e garës për kryeprokuror, dy emra janë të sigurtë që do të garojnë: kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku dhe prokurori Olsian Çela, dy ish-shokë klase te Magjistratura. Megjithatë nuk përjashtohet një emër i tretë në këtë garë, teksa përflitet ai i Adnan Xholit, ish-kryeprokuror i Krimeve të Rënda dhe aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Mbledhja e KLP do të zhvillohet në sallën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me dyer të mbyllura, pasi mediet do të lejohen vetëm gjatë prezantimit të rendit të ditës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.