☁️
Tiranë 13°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,721 ▲ +1.07% ETH $2,234 ▲ +2.06% XRP $1.3458 ▲ +0.27% SOL $84.0100 ▲ +0.95%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Mbledhja e parë e qeverisë ‘gjigante’ greke/ Prioritetet e saj, ekonomia dhe emigracioni

Asnjëherë në historinë greke të pasluftës salla e këshillit të ministrave nuk ishte mbushur kaq shumë,  sa në mbledhjen e parë të kabinetit të ri Mitsotakis, që numëron bashkë me të, 64 anëtarë.

Kryeministri grek u tha ministrave të tij katër drejtimet kryesore të politikës që do të kenë përparësi në mandatin e dytë të qeverisë konservatore:

“Paga më të mira, një sistem shëndetësor më i mirë publik, një shtet më i mirë, një jetë më e mirë në një Greqi më e fuqishme. Do të fillojmë nga ministria e financave, e cila është në qendër të planit tonë për mandatin e dytë. Pa një ekonomi që mund të rritet me shpejtësi, nuk mund të ketë prosperitet dhe zhvillimi ekonomik është ai që lufton padrejtësinë më të madhe sociale, atë të papunësisë”.

Por vëmendje të veçantë me politika të rrepta kjo qeveri do i kushtojë edhe emigracionit si çështje primare edhe për shtetet anëtare të BE , sidomos pas mbytjes së një anije peshkimi me mbi 700 refugjatë disa javë më parë, pranë brigjeve greke.

“Besoj se duhet të insistojmë në politikën strikte, por të drejtë dhe në të njëjtën kohë të forcojmë politikat integruese, të shikojmë çështjet e migracionit legal, imazhin ndërkombëtar të vendit dhe zgjidhjet evropiane”, tha Dimitris Kairidis, Ministër Grek i Emigracionit dhe Azilit.

Kryeministri Mitsotakis , fituesi i zgjedhjeve të 25 qershorit, që mundi bindshëm kundërshtarët duke marrë 40% të votave dhe duke siguruar një shumicë në parlament, ka bërë vizitën e tij të parë në ministrinë e Financave pasditen e së mërkurës duke premtuar të vazhdojë me reformat për të luftuar inflacionin, për të rritur standardet e jetesës, të ardhurat nga industria jetike e turizmit dhe pagat afër mesatares së BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.