Europa

Mbledhje e BE-së për vendosjen e masave kundër Ebolas

ee692-e1413787932270Ndihma ndaj vendeve afrikane të prekura nga Ebola do të dominojë debatin mes ministrave evropianë të Punëve të Jashtme të mbledhur sot në Luksemburg, që pritet të garantojnë për punonjësit humanitar kthim të menjëhershëm në atdhe në raste urgjence.

“Me më shumë se 4 500 të vdekur, epidemia është kriza më e menjëhershme me të cilën duhet të përballemi”, thotë një dipolat e vropian.

Ministrat po përgatiten t’i përgjigjen këtij kërcënimi më fortë, garanton një burim evropian, para se të mbahet një mbledhje e krerëve të shteteve dhe të qeverisë në Bruksel në fund të javës ku do të jepet fjala e fundit për masat që do të merren për të mënjanuar hyrjen dhe përhapjen e virusit në Evropë.

Ministri gjerman Frank Walter Steinmeier kërkoi dje krijimin e një platforme civile që do të mundësojë dhënien e ndihmës, të përgatisë vullnetarët dhe të krijohen ekipe ekspertësh mjekësor.

Deri tani, Evropa ka premtuar se do të japë 500 milionë euro për të ndihmuar vendet kryesore të prekura, Liberian, Sierra Leonen dhe Guinenë, ku 180 milionë do të jepen nga Komisioni Evropian. Një sforcim i pamjaftueshëm për kryeministrin britanik, David Cameron.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button